Kandidati i PD nuk tregon arrestimin/ Rezeart Tusha, deklaron se u dëbua nga Zvicra për dokumentet
17/03/2021 15:33

Kandidati i Partisë Demokratike, i renditur i 8 në listën e qarkut Durrës, ne formularin e vetëdeklarimit depozituar në KQZ pranon vetëm dëbimin nga Zvicra dhe nuk shkruan asnjë rresht nëse është arrestuar, pasi është kapur me 42.5 gram drogë heroinë. Top Channel disponon formularin e deklarimit të kandidatit demokrat deklaron se ne kohën kur ishte ne emigrim ne vitet 1994-1995 ai është dëbuar nga shteti zviceran për tejkalim te lejes së qëndrimit, por nuk disponon asnjë dokument për të faktuar shkeljen e tij madje as kujtesën nuk e ka të mirë për ngjarjen e ndodhur. “Diku rreth vitit 1994-1995 më ndalojnë dhe me komunikojnë që më ka mbaruar leja e qëndrimit provizore de duhet te largohesha nga Zvicra. Komunikimi ishte verbal. Kaq me kujtohet . Nga ngjarja dhe duke mos poseduar dokumentacionin po e konsideroj vetën te dëbuar”. Ndryshe nga ajo që pretendon kandidati Tusha, Top Channel pak ditë me parë duke iu referuar këtij dokumenti dërguar nga autoritetet zviceriane në adresën e tij të banimit në lagjen Partizani Shijak, raportoi se kandidati PD-s, është arrestuar në Zvicër më 18 shtator të vitit 1994 nga policia e Gjenevës në operacionin e koduar me emrin Hydra sepse kishte 42.5 gram drogë heroinë.

Top Channel/ Pas takimit me Ramën, Eric Wendt del nga Kryeministria
30/09 10:59
Top Channel/ Eric Wendt nis detyrën, Ambasadori i SHBA-së takohet me Ramën në Kryeministri
30/09 10:58
Top News- “Emigracioni po zbraz Shqipërinë”, Berisha në Strasburg, kërkon qëndrim ndërkombëtar
29/09 21:16
Top News – ‘Zvërneci na sjell 6 mld euro’/ Rama: Duam pjesën tonë te ‘fshati’ turistik europian
29/09 18:58
Top News – Kushtetuesja lë në fuqi Avokatin e Popullit/ Iu rrëzua ankimimi, PD: Vendim politik
29/09 18:56
Investigimi i “Fiks Fare” për Ballukun, reagon Bardhi: SPAK s’po zbaton ligjin për arrestimin e saj
29/09 16:49
Top News – PS nuk pret draftin e PD. Balla: Janë të vonuar, territorialja kalon më 8 tetor
29/09 16:14
Top Channel/ Rama: Fokus te turizmi luksoz. Në samitin e Brukselit, thotë se po vijnë markat e mëdha
29/09 15:24
Top Channel/ PD me 146 pyetje për Vlora Hysenin. Kërkesa zyrtare te Kryeministrit dhe Presidenti
29/09 15:23
Top Channel/ “Komponentë në vitin 2026 në rritje”, Ibrahimaj: Investimet e huaja kanë pasur një bum
29/09 12:59
Top News – Kuvendi diskuton shkrirjen e tyre/ Këshilltarët në Belsh dhe Maliq votojnë kundër
28/09 19:45
Top Channel/ Projektligji për ndarjen administrative territoriale, Ermiona Sako: Të forcohet…
28/09 17:27
Top Channel/ Rama: “Zvërneci” do të realizohet! Po studiojmë ndikimin dhe riskun në mjedis
26/09 23:16
Top Channel/ “Vezë, protestë dhe flamingo, u ndjeva si në Tiranë”, Rama nga SHBA: Kishte ardhur nga…
26/09 20:56
Top Channel/ “4 miliardë euro”, Rama nga New York-u: Zverneci e Sazani, projekt i jashtëzakonshëm
26/09 20:50
Top Channel/ “Diaspora e rëndësishme”, Rama nga New York-u: Erdhi nga Anglia për të më hedhur vezë
26/09 20:50
Top News – ‘Foli për Diellën, heshti për Kosovën’/ Mediu ‘kryqëzon’ Ramën për fjalimin në OKB
26/09 17:52
Top News – Mbledhja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare/ Berisha: Nuk kam marrë asnjë ftesë
26/09 17:35
Top News – ‘Rama do shkojë në bankën e akuzës’/ Berisha: Atje ku e ka vendin
26/09 17:35
Top News – ‘Ndërkombëtarët po njohin Ramën’, Berisha: Po mësohet e vërteta për padrinon e krimit
26/09 17:35