Kandidatët për deputetë të Partisë Socialiste për qarkun e Durrësit kanë zhvilluar një takim me profesionistët e rinj të qytetit. Milva Ekonomi, si kryesuese e listës së PS në këto zgjedhje u shpreh se ajo që shoh tek ju, eshte se ju besoni atë që besojmë edhe ne. Duke iu drejtuar të rinjve, Ekonomi shtoi Durrësin nuk e kursen aspak tërmeti dhe pandemia, por ne ia dolëm me të dyja këto, u ringritëm, përballuam sfidat e tërmetit me rindërtimin dhe ja ku jemi edhe me vaksinimin.