Prej disa vitesh organizatat jo fitimprurëse në Elbasan organizojnë kampe verore falas për fëmijët që marrin shërbime pranë tyre. Por këtë vit, pandemia ndikoi që në kampe të mos përfshiheshin fëmijët e tjerë të komunitetit për shkak të evitimit të grumbullimeve dhe duket se edhe lojërat tashmë zhvillohen në kushte covid.