Kakavija, Meta fajëson qeverinë/ Presidenti, kërkesë qeverisë edhe për analizat e covid19
17/08/2020 15:47

Në një konferencë shtypi me gazetarët, presidenti i Republikës, Ilir Meta foli sa i takon çështjes së Kakavijës, ku për disa ditë pika kufitare në fjalë u pushtua nga një radhë kilometrike automjetesh, që prisnin të kalonin në vendin fqinj, “Mijëra qytetarë u lanë të braktisur në kushte të vështira në kufij. Duhet të kalojmë me sa më pak kosto situatën e pandemisë. Situata në Kakavijë ka të bëjë me përgjegjësitë e paushtruara në kohë nga qeveria. Është përgjegjësia e qeverisë të kujdeset për shtetasit e saj. Çfarë informacioni iu është dhënë qytetarëve që udhëtojnë jashtë vendit? A ka patur një njoftim zyrtar nga MEPJ për numrin e qytetarëve që lejohen? Një qeveri e përgjegjshme i parandalon situata të tilla. Situata të tilla rrezikojnë shëndetin e mijëra qytetarëve. Asnjë nuk i informoi qytetarët për kushtet që duheshin për të hyrë në Greqi. Kërkoj ndjesë në emër të shtetit shqiptar për të gjithë qytetarët që për ditë të tëra kaluan momente tepër të vështira në pikat e kalimit kufitar me Greqinë. Qeveria fajësoi vetë qytetarët për krijimin e radhëve të gjata. Jemi vend rekord për emigrantët ndaj të gjithë, e në mënyrë të veçantë kryeministri, ministrat e linjës, dhe strukturat kryesore duhet të ndjekin me përparësi lëvizjen e shtetasve tanë, të freskojnë informacionin për lëvizjen jashtë kufijve dhe të sigurojë tampon falas për emigrantët, një tampon prej 120 eurosh është i papërballueshëm, të subvencionojë tamponët dhe të marrë masat që situata të mos përsëritet në asnjë pikë të kalimit të kufirit. Mungon përgjegjësia për të dhënë mbështetjen e duhur për sektorin e shëndetësisë. I gjithë personeli po lufton për të përballuar këtë situatë. Si presidenti kam bërë çdo përpjekje për të bashkëpunuar me qeverinë dhe çdo institucion që kjo sfidë e madhe të ketë sa më pak kosto.”

Top Channel/ Berisha sulmon SPAK për Spiropalin, lidh hetimin me qëndrimet kritike ndaj Ramës
21/11 15:10
Top Channel/ “Veliaj gaboi, s’e gjykoj”, Rama bën përgjegjës Ndrecën, flet për fitore më 9 maj 2027
21/11 15:05
Top Channel/ Incident pas Asamblesë së PS së Tiranës, Rama përshëndet me dorë studentët protestues
21/11 13:30
Top Channel/ “Uroj që Erioni ta kuptojë se është gabim me mua dhe PS”, Rama kritikon Veliajn
21/11 13:18
Top Channel/ Rama: Kush sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, nuk do të ketë më vend në PS
21/11 13:10
Top Channel/ Berisha: Regjistrimi i çështjes penale ndaj Spiropalit, përdorim politik i SPAK-ut
21/11 12:43
Top Channel/ Në Asamblenë e PS-së, kryeministri thotë se qytetarët paguajnë “haraçin e pamerituar”
21/11 12:39
Top Channel/ Asambleja e PS-së së Tiranës në Akademinë e Arteve, mbërrin Belinda Balluku
21/11 11:11
Top News- Veliaj mesazh Asamblesë së PS: Historia nuk zëvendësohet nga pushteti i pamerituar
21/11 10:47
Top News- Vjen reagimi i parë nga PS për Elisa Spiropalin, thyhet heshtja nga ana e socialistëve
20/11 20:12
Top Channel/ ‘Kjo që keni sjellë ju është ligj’, Bylykbashi për ‘tubimet’ te Ligjet: Ky një bypass..
20/11 14:14
Top Channel/ Ndryshimet në ligjin për ‘Tubimet’, Komisioni i Ligjeve shqyrton aktin normativ
20/11 13:26
Top Channel/ Miratohen ndryshime në ligjin e Akcizave, Tatimin mbi Vlerën e Shtuar dhe tatimi…
20/11 10:48
Top Channel/ ‘Ligjet’ votojnë nen për nen ndryshimet në proçedurat Tatimore, opozita kundër
20/11 10:48
Top Channel/ Miratohet në tërësi Ligji për taksat kombëtare të ndryshuara në Republikën e Shqipërisë
20/11 10:37
Top Channel/ Komisioni i Ligjeve voton në tërësi projektligjin për buxhetin 2027
20/11 10:30
Top News- Miratohen kufizimet për protestuesit/ Debate në Komision, PD: Do e çojmë në Kushtetuese
19/11 22:34
Top Channel/ Berisha kërkon rrëzimin e buxhetit, thirrje për protestë më 28 Nëntor
19/11 15:33
Top Channel/ Buxheti 2027, kërkohen shtesa. 8 institucione kërkojnë fonde…
19/11 15:32
Top Channel/ “930 milionë euro para xhepi”, Berisha: Pensionistët marrin vetëm 1% të GDP
19/11 13:27