“Ju duket se deti bëhet beton”, pronari i JetSkive: Pasoja vjen nga goditja mbi mjetin lundrues
26/06/2025 23:02

Ishte një pasdite qershori me diell në plazhin e Shkëmbit të Kavajës, kur çifti britanik Vera Baume dhe Sylvester Obeng që kishte ardhur për pushime në Shqipëri, nuk priste që adrenalina e një xhiroje me jetski të përfundonte tragjikisht. Njëri prej tyre humbi jetën, tjetri ndodhet ende në gjendje kritike. Aksidenti është i fundit në një varg incidentesh që po kthejnë mjetet lundruese në makthin e bregdetit shqiptar. Sipas të dhënave të policisë kufitare dhe raportimeve në media, gjatë dy viteve të fundit janë regjistruar të paktën 6 aksidente të rënda me mjete lundruese, kryesisht jetski, përgjatë bregdetit nga Velipoja në Ksamil. Rasti më i rëndë është ai i humbjes tragjike të jetës së 5-vjeçares Jonada Avdia tri vite më parë. Ngjarja solli reagim të fortë të shoqërisë, çka solli dhe ndryshim të menjëhershëm të rregullores. Por sa vlerë patën këto ndryshime në letër? Vetëm një vit më pas një tjetër ngjarje e rëndë u shënua, ku një adoleshent 16-vjeçar në Llaman humbi jetën gjatë përplasjes me një tjetër jetski, ndërsa një tjetër i së njëjtës moshë në Himarë u plagos rëndë dhe u transportua me helikopter drejt Tiranës. Në të gjitha rastet, faktorët përsëriten: mjetet drejtohen nga të mitur, pa leje drejtimi, pa pajisje sigurie, ose në afërsi të zonave të notit. Jo rrallëherë kanë qarkulluar edhe pamje të rrezikshmërisë së manovrave në ujë, e ndonjëherë shumë afër plazhistëve. Në vitin 2020, Këshilli i Ministrave miratoi një vendim të posaçëm që detyron operatorët turistikë të sigurojnë: leje për drejtuesin e mjetit, përdorimin e pajisjeve mbrojtëse (jeleku i shpëtimit, kokorja, dorezat, etj), respektimin e distancës minimale prej 300 metrash nga zona e notit.

“Nora Resort”, rezidenca për të moshuarit! Elda Betaj: I japim dinjitet jetës së çdokujt
12/10 22:59
PS në krizë? Pse Rama nuk lejoi asnjë rrjedhje tek reforma! Ja si u bindën zërat kundër!
12/10 22:52
Projekti i radhës i Nora Resort, Elda:Do të investojmë në shtëpiza të vogla për pavarësi më të madhe
12/10 22:44
“Çmimet janë të përballueshme për të gjithë”,Elda tregon si fëmijët shohin prindërit të socializohen
12/10 22:44
“Parukierë e ekskursione për të moshuarit”, Nora Resort sjell risi të madhe në treg
12/10 22:41
‘Nora Resort’,sipërmarrësja Elda:S’është azil, është shërbim hotelerie me doktorë për moshat e treta
12/10 22:36
‘Nora Resort’ rezidenca për të moshuar që sjell gjithcka ndryshe në Tiranë! Ku ndodhet?
12/10 22:35
“Çfarë ti them unë atij që do urë në Belsh”, Iljazaj ndërpret Milen: Po çojeni në Elbasan atëhere…
12/10 22:25
“Himara më mirë se Vlora, të shkrihet kjo e fundit?!”, Çepani: Po ecim drejt autokracisë
12/10 22:21
“Deputeti duhet të ketë karakter”, Lesi ngacmon dhe Dumën: Në kohën tonë deputeti ishte tjetër gjë..
12/10 22:19
“Eja me mua ne ekip dhe fito”, del mesazhi i Fatos Nanos! Pse Ramën nuk e ‘tradhëtojnë’?
12/10 22:08
“Jeni më keq se Ramiz Alia”, Iljazaj ndërpritet nga Mila: 84 votat i kemi vetëm për reforma
12/10 21:58
Spahiu kundër të gjithëve: Rama krijoi opozitën brenda PS, PD i dha krahun i nxorri nga loja…
12/10 21:52
Curri mbështet Braçen dhe Spiropalin! Shkelën veten e tyre, por nuk lanë PS të turpërohej për votat
12/10 21:50
E rrallë/Nikollë Lesi nxjerr sms e Nanos! Më tha fiton më shumë në ekip me mu! Debat me Milen!
12/10 21:46
“Të lënë mandatin urgjent”, Iljazaj për socialistët: Tha nuk i shërben Shqipërisë dhe e votoi pro
12/10 21:39
Kujt t’i vërtetojmë që votojmë kundër? Sara Mila: Mandati është i PS! Kartoni i partisë, jo personal
12/10 21:37
A e kaloi PS “provën” e krizës së brendshme me votimin? Grida Duma: Kush e diktoi vendimin?
12/10 21:24
Kush do tradhëtojë brenda PS? Deputetët tregojnë prapaskenat! Ja kush u shantazhua!
08/10 23:28
“Sfida reale e PS do jetë imuniteti i Ballukut”, Koka skanon qeverinë: Ka tension të fortë brenda
08/10 23:20