Johnson në ish-Bastionin e Laburistëve, falenderon veriun
14/12/2019 19:18

Boris Johnson falenderoi zgjedhësit në Anglinë Veriore se kanë thyer traditat e votimit të gjeneratave të tëra për të mbështetur konservatorët. Duke folur në zonën e dikurshme elektorale të Toni Blerit, në Sedgefield, kryeministri britanik tha se ai e dinte se sa i vështirë kish qenë një vendim i tillë. Johnson fitoi me 80 deputetë më shumë në dhomën e komuneve, që është edhe fitorja më e madhe e partisë së tij në 30 vite, duke lënë mënjanë laburistët edhe në bastionet tradicionale të tyre. Në kontrast, laburistët shënuan rezultatin më të keq në zgjedhje që nga 1930. Aktivistët thërrisnin “Boris, Boris”, kur Johnson mbërriti në kontenë Durham, ku fitoi partia konservatore të enjten për të parën herë në 84 vite. Kryeministri tha se ai donte të falenderonte zgjedhësit e këtyre zonave në Anglinë verilindore që i kishin dhënë besimin konservatorëve. Ata sipas tij, kanë ndryshuar panoramën politike dhe kanë ndryshuar po ashtu partinë konservatore. Në anën tjetër, Jeremy Corbyn, lideri i laburistëve, tha se kishte bërë gjithçka që mundej për ta kthyer partinë në pushtet, por do të jepte dorëheqjen tani në fillim të vitit të ardhshëm, pasi një pasues të zgjidhej nga partia. Ai tha se zgjedhjet e përgjithshme ishin marrë peng nga Brexiti, çështje për të cilën Johnson bëri fushatë të egër, por figura të tjera të partisë, kanë patur qëndrime të ndryshme.

Top Channel/ Rusia: NATO të kthehet si para ‘97! NYT zbardh prapaskenat në Abu Dhabi
14/11 23:01
Top Channel/ Shifrat tronditëse! Mbi 22 milionë të prekur nga sulmi kibernetik në Francë
14/11 22:55
Top Channel/ SHBA, kabllot dogjën mijëra fluturime! Zbulohet çfarë e shkaktoi kaosin ajror
14/11 19:54
Top News – ‘CIA gjermane’. Berlini u jep shërbimeve sekrete kompetenca për sabotime
14/11 15:41
Top Channel/ Mbi 17 milionë euro të groposura në pyje, goditet rrethi i ngushtë i Viktor Orban!
14/11 15:20
Top News – SHBA kushte Ukrainës. ‘Lëshoni Donbasin në këmbim të anëtarësimit në NATO’
14/11 15:17
Top Channel/ Raketa e Elon Musk arrin orbitën, por përshpejtuesi shpërthen në Gjirin e Meksikës
14/11 12:56
Top Channel/ Valë e re protestash në Francë, Jelekët e Verdhë rikthehen në rrugë
14/11 12:56
Top Channel/“CIA 2”? Gjermania zgjeron veprimin e shërbimeve sekrete jashtë vendit!
14/11 12:14
Top Channel/ “Lëshoni Donbasin për një vend në NATO”: Zelensky tregon propozimin shokues të SHBA!
14/11 12:02
Top News – SpaceX përfundon me sukses testin, hedh 26 satelitë në orbitë, por shpërthen më pas
14/11 11:48
Top Channel/ Mrekulli në Misisipi: Trageti përplaset me anijen, shpëtohen që të gjithë pasagjerët!
14/11 11:47
Top News – Përmbytet anija në Misisipi. Momente tmerri, shpëtojnë mrekullisht 130 turistë
14/11 11:43
Top Channel/ SHBA, anullohen mijëra fluturime: Problem në sistemin e kontrollit ajror!
14/11 11:31
Top News – 18 milionë euro të fshehura nëpër pyje, hetimi ndaj ish ministrit të Viktor Orban
14/11 11:22
Top News – Trump, Putin dhe Xi Jinping takim trepalësh në Kinë për armët bërthamore
14/11 10:40
Top News – SHBA në ‘black out’. Pezullohen fluturimet në gjithë vendin, kaos për udhëtarët
14/11 10:39
Top Channel/ SHBA në kaos si në sulmet e 11 shtatorit! Pezullohen të gjitha fluturimet!
13/11 23:21
Top Channel/ Reforma e shekullit! Gjermania fuqizon shërbimin sekret kundër spiunazhit rus
13/11 23:08
Top Channel/ Trump bleu aksione të Nvidia, para heqjes së kufizimeve për Kinën
13/11 23:04