Presidenti i ardhshëm i Gjermanisë (me shumë mundësi) do të jetë pastori protestant Joachim Gauck. Mbrëmjen e së dielës ai është prezantuar nga vetë kancelarja Angela Merkel, e cila është detyruar t’i nënshtrohet presionit të fortë të opozitës dhe aleatëve liberalë dhe do e mbështesë atë për të qenë presidenti i ardhshëm i gjermanëve.