Në lagjet karakteristike të Korçës qetësia është shumëfishuar. E ndërsa karantinimi ka bërë që rrugët dhe rrugicat të jenë të zbrazëta, koha e lirë ka bërë që jeta të organizohet ndryshe në oborret e shtëpive. Pas kangjellave karakteristike përveç punëve të përditshme, disa I janë rikthyer leximit, dikush punës artizanale të grepit apo qëndismave apo thjesht pushimit në ajër të pastër.