Jeta në stan/ Historia e çobanit që prej 30 vitesh merret me blegtori në fshatin e tij
31/01/2021 20:13

Jeta e çobanit nuk është aspak e lehtë. Dritan Bardhi, ka mbi 30 vjet që merret me blegtori. Në stallën e tij numërohen afërsisht 250 kokë dhi dhe keca. Punët në këtë fermë nisin që në 6 të mëngjesit. Me orë të tëra ai ecën në këmbë për të gjetur kullotën më të mirë për dhitë e tij. E kur drita bie, ai kthehet përsëri në stan, kësaj herë duhet të kujdeset për kecat. Çfarë të ardhurash siguron nga blegtoria? Bardhi: Të ardhurat?! Ndonjë fitim i madh nuk është, por mirë le të themi. Shes qumështin, po shumë lirë 500 lekë të vjetra litri vijnë ma marrin baxhot. Po për kecat e ke siguruar tregun? Bardhi: Kecat i shes tek kasapi në Pezë, i kam të kontrolluar dhitë dhe kecat kurrë nuk i shes pa numër matrikulli. Ia vlen të merresh me blegtori? Bardhi: Ia vlen, edhe pse ka shumë lodhje. Vij në mëngjes dhe i kontrolloj nëse kanë pirë mirë kecat, pastaj i çoj në kullotë siç e patë ju. Ndërsa në darkë i hedh jonxhën. Sa shpenzime ka një stallë? Bardhi: Ka shumë shpenzime duhet të blej hime, misër. Misri është 30 mijë lek një kuintal, unë harxhoj 6 ton misër, plus edhe jonxha është e shtrenjtë. Unë mora 150 topa jonxha me 5 mijë lek të vjetra topin. E ke menduar ndonjëherë që në këtë fermë të prodhosh djathin e dhisë pasi në treg është shumë i shtrenjtë? Bardhi: E kam bërë para 4 vjetësh, ka shumë punë më beso, do baxho. Dritani dhe Fatmira kane tre fëmijë. Të ardhurat e familjes ata i sigurojnë vetëm nga gjëja e gjallë. Dëshira e Fatmirës është që ta zgjerojnë kopenë e dhive, por mungesa e fuqisë punëtore I detyron ata të kenë vetëm këtë stan. Të rinjtë kanë ikur në emigrim. Sot në fshatin Mënik të Tiranës ka vetëm 2 stanë, ndërsa në fshatrat përreth asnjë. Përse nuk e keni zgjeruar fermën? Bardhi: Nuk e zgjerojmë dot sepse nuk ka fuqi punëtore. Përse nuk ka djem dhe burra fshati që duan ta bëjnë këtë punë? Bardhi: Jo, nuk ka. Ata preferojnë emigrimin, dhe unë i paguaj aq fuqi sa kam. Kur të kem fuqi punëtore do ta zgjeroj stanin. Edhe pse konsumatori është në kërkim të prodhimeve cilësore vendase, në vendin tonë toka po punohet më pak, ndërsa stanet janë të drejt zhdukjes. Djemtë dhe vajzat e reja janë në kërkim të jetës së qytetit.

Top Channel/ U konfliktuan me njëri-tjetrin, dy të plagosur me thikë në Vlorës!
02/08 22:46
Top Channel/ Mjeti përfundoi i përmbysur jashtë rrugës, niset drejt Spitalit të Traumës shoferi
02/08 22:18
Top Channel/ Debati përfundon në plagosje në Vlorë! Momenti kur policia nis arrestimet
02/08 22:16
Top Channel/ Aksident në aksin Levan-Tepelenë, plagoset drejtuesi i motorit, pamje nga vendngjarja
02/08 20:59
Top News- Doli nga rruga dhe… përfundoi përmbys! Pamje nga aksidenti në Korçë
02/08 20:04
Top Channel/E rëndë në Dibër, 26 vjeçari godet nënën me thikë, gruaja drejtoreshë shkolle, djali i…
02/08 19:38
Top Channel/Aksident në Korçë, mjeti përfundon i përmbysur jashtë rrugës! Plagoset drejtuesi
02/08 19:14
Top News- Goditet grupi i drogës në Korçë/ Financuesit në pranga, organizatorët në kërkim
02/08 18:38
Top Channel/ Dyndje nga Qafë-Thana! Pritje në doganë, puna me 8 sportele. Kalojnë 30 mijë persona
02/08 15:28
Top Channel/ Mësuesit e shqipes në diasporë! Mbi 250 mësues nga 20 vende u mblodhën në Shkodër
02/08 15:23
Top News – Bankers, gati për ‘Shqipërinë 2030’. Deklarata e kompanisë për arbitrazhin dhe hetimet
02/08 15:13
Top Channel/ “Bankers” mashtroi për të marrë para, Prokuroria: Përfituar në kundërshtim me ligjin
02/08 15:06
Top Channel/ Rumun në Vlorë! U kontraktua nga “djemtë e Dubait” për të eliminuar informatorin e…
02/08 15:02
Top News- DailyMail, reportazh në Has/ ‘Gra të vetmuara dhe fëmijë që nuk njohin baballarët e tyre’
02/08 14:41
Top News- Grabiti hotele, vila e biznese/ Vihet në pranga 21-vjeçari në Durrës
02/08 13:47
Top News-Aksioni për lirimin e pronës publike. Rama: Ngrehinat do zhbëhen derisa të vendosen kufijtë
02/08 13:05
Top News- Mashtruan gjermanët përmes ‘Call Center’/ GJKKO lë në burg 4 anëtarë të grupit kriminal
02/08 12:53
Top News- Qëlloi me armë zjarri drejt një banese/Arrestohet 18-vjeçari, kishte konflikte me komshiun
02/08 12:31
Top News – ‘Goditja e fundit për blegtorët’. PD për aksionin ndaj qumështit dhe mishit pa faturë
02/08 12:30
Top News – Zjarret dogjën ullinjtë në Delvinë. PD kërkon dëmshpërblim të plotë për fermerët
02/08 12:29