Rubrika: Edi Manushi, Glenti Nallbani Këtë javë i ftuar në studio gazetari Ferdinand Dervishi. Një rrëfim i sinqertë për jetën e tij. Nga një fshat i Beratit, jeta në një familje me 8 fëmijë por edhe me shumë probleme. Gazetari rrëfen dhunën që babai ushtronte ndaj mamasë dhe leksioni që i ka mësuar jeta. Sfidat në Tiranën e viteve 80 për tja dalë me sukses. Puna si gazetar, dokumentarët dhe libri për Azem Hajdarin që i ndryshoi jetën. Programi “E Diell” vjen çdo të dielë në ekranin e Top Channel duke bërë bashkë të vegjël e të mëdhenj, kjo për shkak të karakterit argëtues, informues e edukativ që ka. Një program me rubrika të dedikuara për të gjitha moshat e për të gjithë shqiptarët brenda e jashtë vendit, nga fëmijët 7 vjeç deri në zonjat e zotërinjtë që kanë nostalgji për kohën që kemi lënë pas, apo duan të dinë diçka më tepër mbi aktualitetin.