“Jam nostalgjik! E shijoja”, Edi Oga: Sot pushojnë për të tjerët, jo për vete!
07/07/2025 21:20

Nga Tirana në Durrës me tren, me çanta e dëshira të mëdha. Kështu pushonin shqiptarët në socializëm, kur deti ishte për të gjithë, por me rregulla. Pyetja e parë që dëgjohej në prag të verës në lagjet e qyteteve ishte "A e more fletën e kampit? Në atë kohë nuk ishte thjesht një copë letër, por bileta e hyrjes në pushim në një kamp të shtetit në Durrës, Divjakë apo Vlorë. Në atë kohë pushimet nuk ishin private, nuk ishin spontane dhe as nuk ishin luksoze – por ishin të organizuara, të përbashkëta dhe të barabarta, në kuptimin socialist të fjalës. Në Shqipërinë e viteve ’70 dhe ’80, pushimet vjetore për punëtorët dhe familjet e tyre nuk ishin një “shpërblim” për suksesin profesional, por pjesë e të drejtave që shteti garantonte. Sindikatat dhe ndërmarrjet shtetërore shpërndanin të famshmet “fletë kampi”, që caktonin saktësisht ditët e qëndrimit, vendin dhe repartin me të cilin do të shkoje. Kampet kishin shtëpiza me krevate marinari, çadra të madha kolektive apo baraka druri. Kishte një përgjegjës grupi, orar ushqimi dhe aktivitetesh, dhe një farë “rregulli moral” të pranishëm gjithmonë. Në mungesë të restoranteve e marketeve të sotme, shqiptarët përgatiteshin për pushime sikur po niseshin në ekspeditë. Çanta mbusheshin me bukë të thekur, djathë të bardhë, domate, shalqi dhe vezë të ziera. Shpesh çoheshe herët për të zënë vend nën hije, dhe mbuloja klasike ishte batanija e leshtë e ushtrisë, shtruar mbi rërën e nxehtë. Një shishe ujë e mbështjellë me gazetë, një radio e vogël që këndonte Vaçe Zelën, dhe ndonjë revistë “Ylli” – ishin luksi i asaj kohe. Nuk kishte dhoma hoteli me ajër të kondicionuar, as pishina me koktej. Por kishte zëra fëmijësh që loznin në rërë, zhurmë karrocash që shisnin akullore, dhe net me zëra kitareje e këngë partizane. Sot, resortet me pesë yje kanë zëvendësuar barakat prej druri. Pushimet janë bërë ekskluzive, ndonjëherë të paarritshme për shumëkënd. Trendi i plazheve sot mes të rinjve është me festa të çmendura buzë detit dhe ekstravagancë. Por për brezin që ka kaluar fëmijërinë me shalqi të ftohur në det dhe bukë me djathë nën pishat e kampit – kujtimet janë më të gjalla se kurrë. Ato nuk ishin të pasura, por ishin të mbushura me ndjenjë. A kanë qenë ato më kuptimplota se pushimet sot?

Plumb me sniper për pronat dhe eleminim mafioz për gjakmarrje! Vrasjet mafioze që tronditën
13/07 23:17
Do masakrohej deri në vdekje! Eksperti Karamuço flet për detajin që i shpëtoi jetën 17 vjeçares
13/07 23:13
“U vra se donte të merrte vajzën e mitur”, Qyno flet për vrasjen e Dukagjinit: Shumë e zgjatën…
13/07 23:10
“I vrari në Bërxullë i përfshirë në vrasje”, Qyno: U vra me plumb në kokë si tekniku i kondicionerit
13/07 23:08
“Plumb pas shpine me snajper te vrasja e Bërxullit”, Karamuço: Ka mbushur armën dy herë
13/07 23:06
Video/ 10 minuta dhunë brutale ndaj 17 vjeçares! Gazetarja: Askush nuk donte të ndalej
13/07 23:06
“Nëse vajza që rrihej në video reagonte…”, Karamuço flet për fundin fatal të 17 vjeçares
13/07 22:52
“10 minuta dhunë dhe kërcënime në Fier”, gazetarja: Askush nuk tha ndaloni boll me goditjet
13/07 22:47
“Gjimnazistët kanë vendosur gjoba”, Qyno zbulon situatën: Fëmija në shkollë s’është më i joni
13/07 22:42
Shokuese! Audio dhe video erotike në hotele! Vajzat e Fierit shantazh zyrtarëve dhe Policit
13/07 22:39
Nga karamelet te ëmbëlsirat, Ruseti bën thirrje: Kujdes! Drogëra të veçanta në shkolla!
13/07 22:32
Kujdes nga ky djalë! “Me bluzë të bardhë dhe pullë rozë”, Karamuço paralajmëron prindërit e fëmijës
13/07 22:25
“Kam shitur qese pa fund”, flet 17-vjeçari që shet drogë: Doja të bëja jetë luksi si në instagram
13/07 22:15
“Vajzat e Fierit s’janë referuar në qendra”, Reme Lala: Shërbimi Social i mirëpret! Ja si trajtohen të rinjtë
13/07 22:14
Vajza akuzoi e futi babin në burg, Tandili: I ati e pranoi i dorëzuar se e goditi të bijën se nuk e kontrollonte dot
13/07 22:04
“Audio erotike”, shokon Karamuço: Vajza në Fier kanë shantazhuar dhe dy zyrtarë, grup i strukturuar
13/07 21:53
“Video dhe shantazh me para”, Bezati trondit me skemën e vajzave të vogla për të futur burrat në hotele
13/07 21:52
Polici premtoi t’i mbyll dosjen dhe shkoi në hotel! Zv/ministrja flet për hetimin nga AMF për efektivin
13/07 21:41
Prapaskenat e dhunës së vajzave në Fier! Bezat: Nëna rrënqethi kur tha se psikologia e talli
13/07 21:39
“Jam penduar!”, vajza që dhunoi shoqen në Fier, ekspertja zbulon të rejat e fundit nga situata
13/07 21:39