Ja tre emigrantët që do përfaqësojnë PS-në! Një në Dibër, një në Tiranë , tjetri në Elbasan
08/03/2021 13:59

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar tre kandidatë emigrant shqiptarë për deputetë ditën e sotme, që do të jenë pjesë e skuadrës së PS-së në zgjedhjet e 25 prillit. I pari është Lavdrim Krashi nga Dibra, i cili shkoi për studime në Londër dhe tashmë ka krijuar jetën e tij atje. “Një emigrant nga Londra do jetë pjesë e skuadrës. Lavdrim Krashi prej Dibre, ikur prej shumë vitesh. Sot shërbëtor publik i qytetarëve të Londrës në bashkinë e Londrës, njëkohësisht një njeri i respektuar në komunitetin e shqiptarëve, me dibranët se janë njëherë dibranët pastaj vijnë tjetër”, tha Rama. “Quhem Lavdrim Krashi, mbarova për inxhinier kimist në atë kohë në Dibër dhe fitova një bursë në Britani të Madhe, ëndrra ime ishte që të qëndroja 2 vite në Britani dhe të kthehesha, por viti ‘97 ishte arsyeja kryesore që unë qëndrova atje. Arsyeja që unë jam një shërbëtor publik në qendrën e strehimit, është e madhja Nënë Tereza. Jam një qytetar shqiptar që jetoj në Britani kam bashkëshorten dhe dy fëmijë 20 djali dhe 15 vajza. Ka mundësi që të angazhohem në vendin tim. E ardhmja e Shqipërisë është e ndritur, kanë ndodhur ndryshime shumë të mëdha, janë marramendëse, vij prej një rajoni e qarku që i ka pasur shumë më të pakta këto ndryshime. Kur shihet që pjesa më e madhe është e ndërtuar nuk ka kënaqësi më të madhe që Dibra do të jetë një rreth një zonë që shkohet në vetëm një orë apo 1 orë e gjysmë”, tha Krashi. E dyta është Briseida Gjoza, që do kandidojë në Elbasan: “Unë jam Briseida Gjoza kam lindur në Elbasan , kam një motër 7 vite më të vogël për të cilën dëshiroj të jem një model. Shkollën fillore e bëra në Elbasan, gjimnazin në Tiranë, kam punuar për kompani të ndryshme internacionale, jam rikthyer në Shqipëri dhe kam dhënë kontributin tim në sektorin privat. Unë do të siguroj që të jap kontributin tim, mezi pres që të jap kontributin tim.” “Unë jam Bora, në moshën 17- vjeçare vendosa t’i drejtohesha Anglisë, doja të shkoja në një universitet, Kembrich me një bursë të mirë vajta në London School of Economics, aplikova për një bursë dhe përsëri fitova. Në vitin 2013 isha në mes për të marrë një vendim të kthehesha në vendin tim apo të qëndroja atje. Arrita që të marr çdo mundësi dhe dije që Anglia kishte për mua. Në 2013 ju hapët një platformë që juve u bëtë thirrje të gjithë studentëve që kishin studiuar jashtë të ktheheshin në Shqipëri. Pas shumë vitesh punë arrita që të rekrutohem. Kam njohur gjithë bizneset nga afër si ato shqiptare dhe ato evropiane. Mendova se duhet të isha brenda dhe prandaj aplikova në Bankën Evropiane për Ndërtim dhe Zhvillim, ka qenë një luftë e vështirë dhe betejë e gjatë”, tha Bora.

Top Channel/ Flakë dhe tym te ‘Zogu i zi’, protestuesit djegin kazanët, heqin hekurat ndarëse dhe…
14/11 16:25
Top News – Berisha: SPAK është seksion i PS, zbaton urdhrat e Edi Ramës
14/11 16:24
Top News – Berisha s’ndal akuzat: Kushdo që ka grabitur, do të mbajë përgjegjësi
14/11 16:24
Top News – Berisha thirrje për protestë: Të largojmë Edi Ramën, të keqen më të madhe
14/11 16:23
Top News – Berisha: Samiti i NATO-s u anulua për shkak të lidhjeve të tij me krimin
14/11 16:23
Top News -Rama: Absurde ta mbash Veliajn në burg pa gjyq, Ballukun nuk e kam mbrojtur!
14/11 16:19
Top News – Zgjedhjet vendore/ Rama në Asamblenë e PS: Duhet disiplinë ose s’ka fitore!
14/11 16:19
Top News – Protestat/ Rama: Flamingot dëgjuam, krijuam Praninë Besnike për të shqyrtuar çdo hall!
14/11 16:18
Top News – Asambleja/ Rama: Faqja e fundit drejt BE-së, përgatitjet për traktatin e anëtarësimit
14/11 16:18
Top Channel/ “Pa dorëheqje nuk ndalojmë”, protestuesit hedhin koshin e mbeturinave ndaj policëve
14/11 16:17
Top Channel/ Rama ndryshon drejtuesit e PS, Ervin Demo dhe Albana Koçiu marrin drejtimin…
14/11 15:36
Top Channel/ Kryetari i PD komenton Asamblenë e PS, mesazh dhe Spiropalit: Kundër…
14/11 15:16
Top Channel/ Shqipëria drejt traktatit me BE, Rama: Në vitin 2027 pritet të nisin përgatitjet
14/11 15:14
Top Channel/ A u kërkua përjashtimi i Spiropalit nga PS? Klosi: Ajo është anëtare e partisë
14/11 15:11
Top Channel/ Rama për Ballukun: E mbrojta sepse s’kishim pse ta paraburgosnim një kolege pa gjyq
14/11 15:06
Top Channel/Rama i përgjigjet protestës: Jam krenar për PS, vetëm ne funksionojmë me kronometër
14/11 15:05
Top Channel/Rama tregon incidentin në Dublin: “Me erdhi një vezë irlandeze…”
14/11 15:04
Top Channel/ Rama në Asamble: Të mobilizohet çdo qelizë e Partisë Socialiste
14/11 15:02
Top Channel/“Protesta u instrumentalizua politikisht”,Rama: U kthye në ofensivë dhune
14/11 15:02
Top Channel/ Tirana sot është kryeqytet europian, Rama: Në korridoret e spitalit ecej me biçikletë
14/11 14:56