Iva Tiço kurorëzoi në martesë dashurinë me partnerin gjerman, me të cilin bashkëjeton prej vitesh. Çifti i thanë PO njëri-tjetrit në një ceremoni në kishë, ndërsa festa vazhdoi më pas në një hotel pranë bregdetit. Nuk munguan të ftuarit VIP, miq të saj. Në fotot e publikuara në rrjetet sociale, vihet re dekori minimalist, me lule natyrale, ndërsa gazetarja kishte zgjedhur një look të pastër me fustanin klasik elegant.