Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm ne aksin nacional Urë Vajgurore-Lushnje,në fshatin Poshnje. Një furgon mallrash,që udhëtonte në drejtim të Beratit, ka përplasur 2 pensionistë me biçikletë dhe më pas ka dalë nga rruga dhe është përmbysur në krahun e kundërt të lëvizjes. Pensionistët e plagosur rëndë janë banor të fshatrave përreth,që çdo ditë tregtojnë qumësht në qytet,ndërkohë që edhe drejtuesi i furgonit me targa AA 374 NT,është plagosur lehtë pas përmbysjes së mjetit në rrugë. plagosurit Sotir Avrami,68-vjeç dhe Spiro Veshi,63-vjeç, janë transportuar në gjendje të rëndë drejt Spitalit Rajonal të Beratit, ku sipas mjekëve gjendja e tyre është kritike. Në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë rrugore të DPV Berat,që po kqyrin vensin e aksidentit dhe po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.