111 emigrantë sirianë, irakenë dhe palestinezë janë ndaluar nga anija shqiptare Oriku, e cila patrullon në detin Egje në kuadër të NATO-s. Emigrantët ishin nisur nga brigjet turke dhe udhëtonin me dy gomone dhe 1 skaf në drejtim të Greqisë kur janë ndaluar nga anija shqiptare. Ata i janë dorëzuar Rojes Bregdetare turke.