Ish-ministri i Drejtësisë Nasip Naço i bashkohet PS: E ardhmja i përket të majtës progresive
06/01/2021 11:44

Kur na ndajnë pak muaj nga zgjedhjet e 25 prillit, ish-ministri i Drejtësisë Nasip Naço ka braktisur Lëvizjen Socialiste për Integrim, për t’ju bashkuar Partisë Socialiste. Ky fakt është bërë i ditur nga vetë Naço, i cili ka qenë deputet në qarkun e Beratit, i cili theksoi se do të përkrah të majtën progresive. Naço i shoqëruar nga ministri i Turizmit, Blendi Klosi, bëri të ditur bashkimin e tij më PS, ndërsa vetë Klosi tha se socialistët do të marrin 5 deputet në Berat. Deklarata është bërë në Berat, në të njëjtin vend ku kishte shkuar për ceremoninë e ujit të bekuar Presidenti Meta, ish kryetari i LSI dhe shumë i afërt me Naçon. “Sot është një ditë e bekuar sepse jam në krah të mikut tim Zotit Klosi. Unë do të doja që sot në këtë ditë të shprehja edhe një herë qëndrimin tim, që do vazhdoj të jem në krahë të majtës progresive, e cila i ka dhënë tonin Shqipërisë në këto vite. Berati dhe Shqipëria nuk kanë nevojë për eksperimente politike. Unë kam qenë pjesë e kabinetit qeveritar nga LSI-ja, kam dhënë kontributin tim ndoshta modest, por përkushtimi ka qenë i madh për të ecur përpara, si në reformën në drejtësi ashtu edhe në reformat e tjera. Ajo që mund t’iu them është se sot jam me Zotin Klosi por do të jem edhe në të ardhmen me zotin Klosi. Shqipëria ka nevojë të përfaqësojë një pjesë të elektoratit edhe në qarkun e Beratit i cili është i pa përfaqësuar”, u shpreh Naço. Besoni në forcën e të majtës? “Besoj dhe e thash që Shqipëria nuk ka më nevojë për eksperimente, e ardhmja i përket të majtës progresive”.

Top News – ‘Kryetarët’ nuk bien dakord. Përplasja te Kryesia për rendin e punimeve në Kuvend
11/11 16:29
Top Channel/ “E kam mik…”, Balla: Veliaj të mos fshihet pas grushtit dhe trëndafilit të PS
11/11 14:29
Top Channel/ “30 nëntori afati i fundit” Taulant Balla: Opozita të ndalojë bojkotin
11/11 14:27
Top Channel/ Kreu i KLGJ kërkon troje dhe punonjës/ Xhafaj kritika për Illyrian Guard: Shtet brenda…
10/11 17:22
Top News – Veliaj kërkon pjesëmarrjen në Asamble. Letër SPAK dhe Sekretarit të PS, Blendi Klosi
10/11 16:45
Top News – PS e vendosur për ‘Zgjedhoren’/ Bojkoti i opozitës, Balla: Keni afat deri në 30 nëntor
09/11 18:42
Top News- 4 dëshmi të tjera në gjyqin e Berishës “Partizani”, Mediu: Nuk shpenzuam asnjë qindarkë
09/11 17:00
Top News – ‘Listat e hapura’ përplasin PD-PS/ Dështon konsensusi, opozita largohet nga mbledhja
09/11 16:28
Top Channel/ “Hej hej, zonja ministre” Spahia te “Shëndetësia”, mësoni të kontrolloni emocionet”
09/11 15:11
Top Channel/ “Duhet të jepni dorëheqjen” Kapri në Komision përball Drejtorit te Policisë, Hitaj
09/11 14:31
Top channel/ Bozdo te “Ekonomia”: Ne e dim ça është emigracioni… lekët do i bëjnë tulla llaç?!”
09/11 14:24
Top Channel/ Cara te “Ekonomia” ngre shqetësim për mbylljen e disa fasonerive dhe tarifave doganore
09/11 13:28
Top Channel/ PS dhe PD përballë për Reformën Zgjedhore, palët pa dakordësi për rendin e ditës
09/11 12:42
Top News- PD refuzohet sërish nga studentët. Protesta kombëtare e opozitës ‘zbehet’ te Kryeministria
07/11 18:28
Top News – Heptagoni i dialogut te Kryeministria. Rama-Destinacioni më i ri turistik në kryeqytet
07/11 14:08
Top News – Protestuesit e PD pushojnë mbi tryezën e dialogut
07/11 14:07
Top News-Gjobë për ata që shajnë Ramën, PD kërkon raportim nga AMA: Kush iu jep urdhra?
05/11 18:59
Top News – ‘Antidoti është largimi i menjëhershëm i Ramës’, Berisha: Të krijohet një qeveri teknike
05/11 16:42
Top News – ‘KE kërkon reformë zgjedhore gjithëpërfshirëse’, Berisha: Rama, mburojë për korrupsionin
05/11 16:42
Top News–‘Me Ramën s’ka të ardhme evropiane’,Berisha: Raporti i BE rrëzon dhe reformën territoriale
05/11 16:41