Stuhia u shndërrua në uragan, ashtu sic ishte parashikuar. "Isaac" me erëra që i kalojnë 120 km në orë pritet të godasë tokën. Fill pasi shtoi forcën, Guvernatori i Luizianës, Bobi Xhindal i kërkoi Agjensisë Federale për Menaxhimin e Emergjencave të shpallë gjendjen e jashtëzakonshme në këtë shtet.