Irani ndalon internetin, protestat vazhdojnë në mbarë vendin
19/11/2019 19:48

Kombet e Bashkuara i kanë kërkuar Teheranit të frenojë përdorimin forcës kundër demonstruesve dhe të rivendosë shërbimin e internetit. Vendi është përfshirë nga protestat, të nxitura nga një rritje e çmimeve të benzinës, që kanë lënë dhjetëra njerëz të vdekur. Duke folur para gazetarëve në Gjenevë, zëdhënësi për të drejtat e njeriut i OKB-së, Rupert Colville, shprehu shqetësim të thellë për përdorimin e municioneve nga ana e Iranit gjatë përleshjeve me protestuesit dhe e quajti rritjen e numrit të viktimave si “shumë serioze”. Zyrtarët iranianë kanë raportuar për vdekjen e 12 protestuesve dhe pjesëtarëve të forcave të sigurisë së Iranit. Ata kanë thënë se më shumë se 600 njerëz janë arrestuar që nga nisja e protestave, në 15 nëntor, të cilat u nxitën nga njoftimi I qeverisë se ishte duke kufizuar blerjen e benzinës dhe shkurtimin e subvencioneve. Colville, i cituar nga REL, citoi raporte që tregonin se në fakt, të vrarët janë me dhjetëra. Shtetet e Bashkuara kanë vendosur sanksione të ashpra ndaj Iranit, menjëherë pasi presidenti amerikan, Donald Trump, vendosi të tërhiqte në mënyrë të njëanshme SHBA-në nga marrëveshja bërthamore e vitit 2015. Më parë, zëdhënësi i gjyqësorit në Iran, Gholamhossein Esmaili tha se “qetësia është rikthyer në vend”. Por, situata mbetet e paqartë kryesisht për shkak se autoritetet e kanë bllokuar internetin, e bashkë me të, edhe postimin e videove dhe komunikimin ne rrjetet sociale.

Top News – NATO të rikthejë lidhjet me Trump / Turqia e shqetësuar: Të përgatitemi për të ardhmen
13/04 15:37
Top News – Mision për ‘çlirimin’ e Hormuzit / 40 shtete bëhen bashkë, Franca e Britania në bisedime
13/04 15:21
Top News – ‘Nuk i bie dot gomarit, i bie samarit’ / Irani kërcënon të hakmerret mbi portet e Gjirit
13/04 15:20
Top Channel/ Trump bëhet “Krishti Shpëtimtar”: Foto me AI pas sulmit ndaj Papës!
13/04 15:13
Top News – Rusia merr uraniumin e pasuruar iranian / Kremlini vetëofrohet ‘për hir’ të paqes
13/04 14:50
Top News – Marina amerikane kundër skafeve iraniane / Shpërthen lufta në Hormuz, ‘brenda disa orësh’
13/04 14:43
Top Channel/ Papa “i kthen reston” Trumpit: “S`të kam frikë, mesazhi im mbetet për paqen”!
13/04 14:42
Top News – Tërmeti zgjedhor në Hungari, valë tronditëse në Evropë, shuplakë për Putin e Trump
13/04 13:54
Top News – Do vazhdoj të flas kundër luftës! Papa Leoni i përgjigjet Trumpit: Po abuzon me ungjillin
13/04 13:45
Top News – 45 vjeçari që rrëzoi Orbanin / Kush është Peter Magyar, njeriu që i dha fund një ere
13/04 13:45
Top News -‘Bum’ shitjesh të makinave elektrike / Rritet interesi në Evropë pas krizës së karburantit
13/04 13:37
Top Channel/ Njeriu që rrëzoi Orbanin: Kush është Peter Magyar, aleati që u kthye “në armik”!
13/04 12:07
Top News – Merz, lideri më i papëlqyer në botë/ Trump i dhjeti nga fundi, ‘krah për krah’ me Erdogan
13/04 12:02
Top Channel/ Starmer i thotë sërish “JO” Trump, Londra kundër bllokadës në Hormuz
13/04 11:59
Top News- Thirrje për shkarkimin e Trumpit / Ish shefi i CIA-s: Amendamenti i 25-të u shkrua për të’
13/04 11:59
Top Channel/ Trump sulmon Papën amerikan: “Shumë i dobët në politikën e jashtme”!
13/04 11:58
Top News – Nafta kthehet mbi 100 dollarë / Do rritet edhe më shumë, bisedimet e paqes dështuan
13/04 11:46
Top News – Trump mbyll portet iraniane / Asnjë anije nuk hyn dhe nuk del, bllokadë e plotë
13/04 11:36
Top Channel/ Humbja e Orban, BE “merr frymë lirisht”: “Hungaria zgjodhi Europën”!
13/04 11:36
Top News – ‘Trump, më keq se Hitleri e Musolini’ / Kritikon ashpër Papa Leonin: Është i tmerrshëm
13/04 11:28