Përfundimi i gazsjellësit TAP dhe pandemia Covid-19 kanë tkurrur ndjeshëm investimet e huaja direkte në vend. Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se për 9-mujorin fluksi i kapitalit të huaj që ka hyrë në ekonominë shqiptare arriti në 691 milionë euro, në rënie me 13.7% kundrejt të njëjtës periudhë të një viti më parë.