Arjan dhe Valbona Metalla janë një çift invalidësh nga njësia administrative “Gose”, e bashkisë Rrogozhinë. Prej 10 vitesh, si pasojë e një sëmundje që kaloi, Arjani nuk mund të lëvizë më duke qëndruar në karrocë i paralizuar. Bashkëshortja është pranë tij çdo moment. Ata kanë dy fëmijë, jeta e të cilëve është tepër e vështirë.