Përdorimi i internetit është pjesë e përditshme e administratës publike. Ofrimi i shërbimeve elektronike është zgjeruar, ndërkohë që qeveria ka ngritur një rrjet të posacëm për shpërndarjen e internetit nëpër institucione. Por një auditim i fundit i KLSH ka zbuluar se për vitin 2019 trafiku i internetit në rrjetin e ministrave përdoret për azhornimin e sistemeve operative “Microsoft” në 85,53%, kurse pjesa që tjetër që duhet t’i shërbente administratës për zhvillimin e aktivitetit në fakt përdoret për rrjetet sociale, filma, muzikë, radio, shkarkime dhe lojëra.