Inflacioni ra në 1.1 përqind/ Ekonomia në stanjacion, ka rënie të ndjeshme të konsumit
12/01/2021 15:25

“Pandemia Covid-19 ndikoi fort konsumin në vend. Sipas të dhënave të Instat. Inflacioni ka qëndruar në nivele anemike gjatë gjithë vitit 2020, ndërsa në dhjetor ky tregues u ndal në 1.1% duke u udhëhequr thuajse vetëm nga çmimet e produkteve ushqimore, drejt të cilave janë orientuar më së shumti konsumatorët për shkak të pasigurive të shtuara si pasojë e krizës së koronavirusit.” Krahas ushqimeve dhe pijeve alkoolike, inflacioni muajin e kaluar u formua gjithashtu edhe nga shtrenjtimi i qirave, teksa ndikim dha edhe grupi i mobiljeve dhe pajisjeve shtëpiake, edhe pse ishte më i kufizuar. Kostot e lidhura me transportin nga ana tjetër kanë parë një rënie të ndjeshme me 0.31% fundvitin e kaluar duke ndikuar kështu negativisht rritjen vjetore të çmimeve, teksa konstatohet nga të dhënave se familjet shqiptare kanë shpenzuar më pak për veshje e këpucë gjatë dhjetorit. Kjo normë inflacioni në 1.1% tregon sinjalizon se ekonomia është në stanjacion dhe është shumë larg targetit të Bankës së Shqipërisë. Sipas kësaj të fundit, ekonomia pritet të rikthehet në normalitet gjatë këtij viti, kohë kur pritet që edhe inflacioni të kthehet pranë objektivit prej 3%. Diçka që duket mjaft e vështirë për t’u arritur në kushtet kur pandemia vijon të ushtrojë presion mbi ekonominë e rrjedhimisht edhe mbi të ardhurat e konsumatorëve. Në vrojtimin e fundit të bankës qendrore, treguesi i besimit konsumator shënoi rënie për tremujorin e fundit të 2020-ës, duke reflektuar situatën e vështirë financiare të familjeve shqiptare dhe ekonomisë në tërësi.

Top News – Çmimet e referencës në bregdet. Rinis procesi i vlerësimit, rezultati brenda prillit
30/03 16:43
Top Channel/ Gruri do kushtojë më shumë, shkak nafta dhe plehrat kimikë! Fermerët ngrenë shqetësimin
29/03 19:48
Top Channel/ Rama: Shteti do ndërhyjë për naftën, do sigurojmë edhe rezerva!
28/03 23:13
Top News – ‘Dalim me humbje’. Importuesit e naftës, kundër çmimit tavan të Bordit
27/03 16:41
Top Channel/ Ekonomia ngadalëson ritmet, INSTAT: Rritja 3.79% në 2025, niveli më i ulët…
27/03 12:10
Top Channel/ Ngadalëson ekonomia, Instat: Në 2025, ritme më të moderuara rritjeje
26/03 20:22
Top Channel/ Ulet çmimi i naftës! Bordi vendos: Jo më shumë se 203 lekë për litër
26/03 20:00
Top News- Bordi i Transparencës merr vendim, cakton çmimet e naftës e benzinës, ja sa do shiten
26/03 19:02
Top Channel/ Merret vendimi për naftën, ja sa e ul Bordi i Transparencës çmimin e hidrokarbureve
26/03 17:30
Top Channel/ “Rreziqet për ekonominë nga lufta”, Sejko: Inflacioni nën kontroll
25/03 19:35
Top News – Lufta ndryshon politikat e BSH. Nga objektivi për të ulur normën bazë, shqyrtohet rritja
25/03 17:40
Top Channel/ Shqipëria, ekonomi të qëndrueshme/ Moody’s: Ekonomia po rritet me 3.5%
14/03 15:07
Top News – Raporti i Moody’s. Vlerësimi për Shqipërinë, ekonomia e qëndrueshme
14/03 14:23
Top Channel/ Pavijoni shqiptar në Cannes renditet mes 5 më të mirëve në panairin MIPIM 2026
11/03 15:28
Top Channel/ Taskforcë për karburantet, nafta arrin 198 lekë prej Konfliktit në Lindjen e Mesme
10/03 19:35
Top Channel/ Inflacioni arrin në 2.5%, shtrenjtohen qiratë dhe ushqimet
09/03 15:23
Top Channel/ Eksportuesit kërkojnë ndihmë, kurs këmbimi fiks dhe zerim taksash
04/03 19:52
Top Channel/ Nis hetimi ndaj karburanteve, Autoriteti i Konkurrencës: Jo rritje spekulative të çmimit
04/03 19:43
Top Channel/ Lufta prek naftën në Shqipëri, ngrihet lehtë çmimi! Çfarë kërkojnë ekspertët
03/03 19:35
Top Channel/ Ulet besimi në ekonomi, ndërtimi pëson rënien më të madhe
02/03 15:14