Inflacioni 1.5%, ra konsumi/ Parashikimet flasin se edhe në 2021 konsumi do jetë i ulët
12/10/2020 15:29

Dy goditjet e mëdha, tërmeti i 26 Nëntori dhe më pas kriza e Covid-19 e kanë vënë në vështirësi të mëdha ekonominë dhe xhepat e shqiptarëve, që kanë frenuar ndjeshëm shpenzimet për shkak të krizës. Këtë e konfirmojnë edhe shifrat zyrtare të Instat, pasi sipas tij inflacioni ka qëndruar në nivele anemike edhe gjatë shtatorit në 1.5%, shumë poshtë objektivit prej 3% të parashikuar nga Banka e Shqipërisë, një tregues ky që sipas ekspertëve dëshmon për një tkurre të fortë të konsumit. Ines Nurja: Norma të tilla inflacioni tregojnë për një tkurrje të konsumit. Kriza e konsumit nuk ka filluar ende, ajo do të ndihet akoma më shumë gjatë vitit të ardhshëm.” Ish- drejtoresha e Instat Ines Nurja bën apel për masa emergjente në ndihmë të bizneseve, si një formë për të nxitur punësimin dhe gjallëruar konsumin në të ardhmen. Ines Nurja: Duhen ndihmuar bizneset tani në mënyrë që të reduktohet papunësia në vend. Vetëm kështu do të mund të përmirësohet konsumi i cili duhet thënë se ka parë një tkurrje gjatë gjithë vitit, që prej tërmetit të 26 Nëntorit.” Sipas Instat, gjatë tremujorit të dytë që përkoi thuajse edhe me mbylljen totale të ekonomisë konsumi i popullatës u tkurr me 7.57%. Në kushtet kur efektet e pandemisë janë materializuar tashmë në ekonominë reale dhe vijojnë të ushtrojnë presion mbi të, rritja që vjen nga konsumi rrezikohet ndjeshëm edhe për vitin e ardhshëm, duke marrë në konsideratë edhe një stepje të mundshme të fuqisë blerëse.

Top News – Çmimet e referencës në bregdet. Rinis procesi i vlerësimit, rezultati brenda prillit
30/03 16:43
Top Channel/ Gruri do kushtojë më shumë, shkak nafta dhe plehrat kimikë! Fermerët ngrenë shqetësimin
29/03 19:48
Top Channel/ Rama: Shteti do ndërhyjë për naftën, do sigurojmë edhe rezerva!
28/03 23:13
Top News – ‘Dalim me humbje’. Importuesit e naftës, kundër çmimit tavan të Bordit
27/03 16:41
Top Channel/ Ekonomia ngadalëson ritmet, INSTAT: Rritja 3.79% në 2025, niveli më i ulët…
27/03 12:10
Top Channel/ Ngadalëson ekonomia, Instat: Në 2025, ritme më të moderuara rritjeje
26/03 20:22
Top Channel/ Ulet çmimi i naftës! Bordi vendos: Jo më shumë se 203 lekë për litër
26/03 20:00
Top News- Bordi i Transparencës merr vendim, cakton çmimet e naftës e benzinës, ja sa do shiten
26/03 19:02
Top Channel/ Merret vendimi për naftën, ja sa e ul Bordi i Transparencës çmimin e hidrokarbureve
26/03 17:30
Top Channel/ “Rreziqet për ekonominë nga lufta”, Sejko: Inflacioni nën kontroll
25/03 19:35
Top News – Lufta ndryshon politikat e BSH. Nga objektivi për të ulur normën bazë, shqyrtohet rritja
25/03 17:40
Top Channel/ Shqipëria, ekonomi të qëndrueshme/ Moody’s: Ekonomia po rritet me 3.5%
14/03 15:07
Top News – Raporti i Moody’s. Vlerësimi për Shqipërinë, ekonomia e qëndrueshme
14/03 14:23
Top Channel/ Pavijoni shqiptar në Cannes renditet mes 5 më të mirëve në panairin MIPIM 2026
11/03 15:28
Top Channel/ Taskforcë për karburantet, nafta arrin 198 lekë prej Konfliktit në Lindjen e Mesme
10/03 19:35
Top Channel/ Inflacioni arrin në 2.5%, shtrenjtohen qiratë dhe ushqimet
09/03 15:23
Top Channel/ Eksportuesit kërkojnë ndihmë, kurs këmbimi fiks dhe zerim taksash
04/03 19:52
Top Channel/ Nis hetimi ndaj karburanteve, Autoriteti i Konkurrencës: Jo rritje spekulative të çmimit
04/03 19:43
Top Channel/ Lufta prek naftën në Shqipëri, ngrihet lehtë çmimi! Çfarë kërkojnë ekspertët
03/03 19:35
Top Channel/ Ulet besimi në ekonomi, ndërtimi pëson rënien më të madhe
02/03 15:14