Indiani merr azil politik në Tiranë/ Kërkohej nga India për mashtrim
08/01/2020 19:56

Shqipëria i dha azilin politik Hiteshkumar Patel, një i kërkuar nga autoritetet indiane për mashtrim me shuma të mëdha ndaj një banke në Delhi, prej të cilës janë përfituar 725 milionë dollarë. Kërkesa për azil politik e 59-vjeçarit është firmosur në fund të muajit nëntor, sipas burimeve të besueshme të Top Channel, duke i mbyllur përfundimisht rrugën palës indiane për dorëzimin e të dyshuarit. Hiteshkumar Patel, që është kunati i një tjetër të kërkuari Nitin Sandesara u mbaj nën arrest shtëpiak në Tiranë, menjëherë pas tentativës për tu larguar nga Shqipëria pasi një gjykatë në “News Delhi” kishte miratuar fletë arrestin për të dhe dy vëllezërit Sandesara. Patel ishte etiketuar nga mediat indiane si mendja qe frymëzoi skemën e mashtrimit. Dy të kërkuarit e tjerë Chetan dhe Nitin Sandesara jo vetëm që u pajisën me pasaporta shqiptare, por njëri prej tyre Nitin Sandesara u emërua si konsull nderi ne Nigeri. Por pas ekspozimit të fakteve Ministria e Jashtme shqiptare e hoqi përgjegjësinë pasi sipas këtij institucioni emërimi si konsull nderi i të shumë kërkuarit është bërë duke marrë në konsideratë kushtet e konventës së Vjenës. Patel është kunati i Nitin Sandesarës dhe konsiderohej mes personazheve kryesore të kompanisë “Sterling Biotech”, përmes të cilës dyshohet se u morën 725 milionë dollarë amerikane kredi në bankat shtetërore të Indisë dhe që më pas u zhdukën nëpërmjet një rrjeti prej 300 kompanish offshore.

Top News- Arrestohet shqiptari në Kakavijë. Kërkohej nga Zvicra për trafik droge dhe pastrim parash
13/11 17:54
Top Channel/ BE paralajmëron për kurthin rus/ Kallas kërkon armëpushim në Ukrainë
13/11 16:16
Top Channel/Koreja e Veriut vjedh 400 mln $/ FBI:Hakerët e Phenianit përdorën video-thirrje të rreme
13/11 16:13
Top Channel/ Rindizet konflikti në Lindjen e Mesme: Irani sulmon radarin e SHBA-së në Bahrein!
13/11 16:10
Top Channel/ Homazh për Ibrahim Tukiçin. 100-vjetori i lindjes së tenorit të madh
13/11 16:10
Top Channel/ Moti i keq godet veriun e vendit. Pa energji Kukësi, përroi bllokon rrugën në Theth
13/11 16:02
Top Channel/ Rruga e shkatërruar në Kukës. Aksi Mamëz-Surroj-Arrën mes gropave dhe baltës
13/11 16:01
Top Channel/ 100 mijë shqiptarë me diabet, 50 mijë të padiagnostikuar. 10 mijë raste të reja në vit
13/11 16:01
Top Channel/ Pagat rriten nga mungesa e stafit. Banka e Shqipërisë: Emigrimi po zbraz tregun e punës
13/11 15:48
Top Channel/ Strehim social për 7 mijë familje.Miratohet në komision projektligji për kreditë e buta
13/11 15:45
Top Channe/ Ky është bosi shqiptar i kokainës, e ka frikë mafia italiane, jetë luksi në Dubai me…
13/11 15:40
Top News- Bllokoi pagat e magjistratëve, sekretari i Financave thirret në SPAK: Zbatova ligjin!
13/11 15:33
Top Channel/ Kapen me armë dhe të dehur. Dy të rinj nga Thumana i bëjnë rezistencë policisë
13/11 15:23
Top Channel/ Mbetjet e Kurum, 6 në gjyq. Hetimet e 2816 tonëve mbetje të rrezikshme, drejt fundit
13/11 15:18
Top Channel/ 7 zarfe me para në shtëpinë e Vojës. Sekuestrohen mijëra euro në banesën e drejtorit
13/11 15:15
Top Channel/ SPAK heton pagat e gjyqtarëve. Një zyrtare e Thesarit pretendon kërcënim
13/11 15:13
Top News- 150 mijë euro të padeklaruara/ Kapen në kufirin Kosovë–Shqipëri në Vërmicë
13/11 15:02
Top Channel/ Lëvizte me taksi i armatosur me pistoletë, arrestohet në Tiranë një 30-vjeçar
13/11 14:07
Top News – Asambleja ‘e zjarrtë’ e PS / Rama mbledh partinë, por do diskutohet edhe për qeverinë
13/11 13:55
Top News- Kallëzohet drejtorja e burgjeve! Veliaj padit për shpërdorim detyre Sadleva Bodon
13/11 13:38