Importi konkurron prodhimin vendas/ Ekspertët: Sekreti është te subvencionet
10/01/2020 19:52

Prodhimet vendase ushqimore konkurrohen nga ato të importit të cilat vijnë me çmim më të lirë. Pasojat i vuajnë fermerët vendas të cilët ngritën shqetësimin se qumështi i tyre nuk blihet sepse përpunuesit e blejnë atë në serbi, ndërsa rritësit e qingjave po konkurrohen nga bullgaria dhe Rumania. Po cila është arsyeja që prodhimet shqiptare kanë kosto më të lartë. Eksperti Ndoc Fasllia thotë se sekreti është te subvencionet. “Është një prodhim i subvencionuar. Vijmë tek sektori blegtoral në Serbi jepen 166 euro për kokë lopë, 200 euro për çdo kokë lopë racë e pastër. Jepet subvencion 0,06 euro për litër qumësht. Si dhe subvencion për prodhimin që vjen nga fusha në total mbi 100 euro”, shprehet Ndoc Fasllia. Por në Shqipëri çfarë ndodh? “Prodhuesi blegtoral merr 0 lekë për kokë lopë, zero lek për hektar, 10 lekë për litër qumësht të dorëzuar në pikat e grumbullimit. Gjithsej 30 mijë lek të reja për kokë lopë në vit. Fermeri i Fushës merr 0 lekë për hektar për mbjellje, 0 lek për plehrat kimike dhe 0 lekë për karburantin. Gjithsej zero lekë për hektar”. Për pasojë qumështi serb është i pakonkurueshëm. “Kostoja e llogaritur për litër qumësht sot shkon rreth 300 lekë të vjetra. Ndërsa tek grumbulluesi çmimi i shitjes është 320-350 lekë të vjetra. Ndërkohë në Serbi kostoja e çmimit për litër qumësht shkon 150 lekë”, shprehet Fasllia. Sipas ekspertëve për të konkurruar prodhimet serbë, duhet që ministria e bujqësisë të kujdeset për fermerët dhe jo vetëm për përpunuesit. “70% e financimeve në Serbi jepen për prodhimin fermat blegtorale, fermat e fushës dhe 30 për agroindustrinë. Në Shqipëri ndodh e kundërta. Shqipëria e cila ka fabrika përpunimi që janë në gjendje për të përpunuar gjithë qumështit e rajonit përsëri financohen nga shteti”, shton më tej ai.

Top News – Çmimet e referencës në bregdet. Rinis procesi i vlerësimit, rezultati brenda prillit
30/03 16:43
Top Channel/ Gruri do kushtojë më shumë, shkak nafta dhe plehrat kimikë! Fermerët ngrenë shqetësimin
29/03 19:48
Top Channel/ Rama: Shteti do ndërhyjë për naftën, do sigurojmë edhe rezerva!
28/03 23:13
Top News – ‘Dalim me humbje’. Importuesit e naftës, kundër çmimit tavan të Bordit
27/03 16:41
Top Channel/ Ekonomia ngadalëson ritmet, INSTAT: Rritja 3.79% në 2025, niveli më i ulët…
27/03 12:10
Top Channel/ Ngadalëson ekonomia, Instat: Në 2025, ritme më të moderuara rritjeje
26/03 20:22
Top Channel/ Ulet çmimi i naftës! Bordi vendos: Jo më shumë se 203 lekë për litër
26/03 20:00
Top News- Bordi i Transparencës merr vendim, cakton çmimet e naftës e benzinës, ja sa do shiten
26/03 19:02
Top Channel/ Merret vendimi për naftën, ja sa e ul Bordi i Transparencës çmimin e hidrokarbureve
26/03 17:30
Top Channel/ “Rreziqet për ekonominë nga lufta”, Sejko: Inflacioni nën kontroll
25/03 19:35
Top News – Lufta ndryshon politikat e BSH. Nga objektivi për të ulur normën bazë, shqyrtohet rritja
25/03 17:40
Top Channel/ Shqipëria, ekonomi të qëndrueshme/ Moody’s: Ekonomia po rritet me 3.5%
14/03 15:07
Top News – Raporti i Moody’s. Vlerësimi për Shqipërinë, ekonomia e qëndrueshme
14/03 14:23
Top Channel/ Pavijoni shqiptar në Cannes renditet mes 5 më të mirëve në panairin MIPIM 2026
11/03 15:28
Top Channel/ Taskforcë për karburantet, nafta arrin 198 lekë prej Konfliktit në Lindjen e Mesme
10/03 19:35
Top Channel/ Inflacioni arrin në 2.5%, shtrenjtohen qiratë dhe ushqimet
09/03 15:23
Top Channel/ Eksportuesit kërkojnë ndihmë, kurs këmbimi fiks dhe zerim taksash
04/03 19:52
Top Channel/ Nis hetimi ndaj karburanteve, Autoriteti i Konkurrencës: Jo rritje spekulative të çmimit
04/03 19:43
Top Channel/ Lufta prek naftën në Shqipëri, ngrihet lehtë çmimi! Çfarë kërkojnë ekspertët
03/03 19:35
Top Channel/ Ulet besimi në ekonomi, ndërtimi pëson rënien më të madhe
02/03 15:14