Në këtë episod të fundit për javën në Pushime on Top do të ndiqni siç e do tradita rubrikaat tuaja të preferuara. Nga mik i Shqipërisë, me Ilarian e cila la Italinë në moshën 17 vjeçare për të jetuar në Bërxullë dhe për të nisur jetën si nuse fshati, në TEG me Flavion ku zbuluam sekretet e tij duke shijuar ushqimet fantastike të Fish Pot. Vizituam Mario, distributorin më të madh të pajisjeve sanitare në Shqipëri, e padyshim s’mund të mungonin quizet e Max Optika dhe Rilastil.