Jeta për Djanën ka qenë e vështirë. E tillë është edhe sot. U martua 20 vjeç, për t’u ndarë dy vite më vonë si pasojë e dhunës në familje. Ndërsa prej disa vitesh është edhe pa prindër, që ndonëse në kushte të vështira ekonomike ishin shpatulla ku qante dhe prehëri ku mbështeste kokën për gjithçka.