I madh e i vogël në Bulqizë, të gjithë te stoqet e kromit
18/03/2019 12:42
Në stoqet e kromit në Bulqizë del i madh e i vogël për të fituar bukën e gojës. Disa djem, nxënës shkolle, i gjen çdo fundjavë atje duke mbledhur mineral, nga i cili fitojnë 100-200 lekë në ditë. Të tjerë dalin për të mbajtur familjen.