Përfaqësues të institucioneve shtetërore, politikanë, përfaqësues të veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, qytetarë të shumtë e nxënës, të enjten kanë bërë homazhe në kompleksin “Adem Jashari”, në Prekaz të Skënderajt, për nder të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe heroizmit të komandantit legjendar, Adem Jashari, e familjes së tij.