Rrethimi policor dhe dhuna psikologjike e një dite më parë ishte vetëm akti i fundit i një sulmi të vazhdueshëm shtetëror ndaj Top Channel, sipari i një kalvari të gjatë presioni politik për ta vënë Top Channel në pamundësi për të punuar dhe deri për t’i detyruar atij mbylljen apo eleminimin.