Alis Kallaçi flet për sprovat në fillim të karrierës, si erdhi kënga "Nan" me të cilën do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovizion pas pak ditësh, me tekstin e shkruar nga partnerja, Desara Gjini. Artisti rrëfen mes emocionesh dashurinë e jetës dhe u përgjigjet akuzave se muzika e "Nan" është e vjedhur. Këngëtarja Xhodi Skura tregon pengun e jetës, rrëfimi mes lotësh për humbjen e papritur të babait. Artistja flet për partnerin, ndërsa marrëdhënien tashmë e quan të konsoliduar.