Banesat që do të ndërtohen për të strehuar familjet e dëmtuara nga tërmeti përjashtohen të gjitha nga tatimi mbi vlerën e shtuar. Qeveria ka zyrtarizuar vendimin, i cili heq TVSH-në për të gjitha ndërtimet e banesave, veprave publike, por edhe objekteve të tjera që janë dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit.