Hiqen tabelat në gjuhën greke, kreu i bashkisë Finiq: Nuk ishte e qëllimshme
06/05/2019 15:21
Banorët në bashkinë e Finiqit duken pak të informuar rreth çështjes së tabelave të toponimeve që janë hequr prej Autoritetit Rrugor Shqiptar përgjatë fundjavës. Ata që kanë informacion, shprehen të indinjuar me mënyrën sesi janë larguar tabelat.