Në një kohë kur viti 2019 u mbyll me 2700 shoferë të arrestuar e po ashtu me një numër më të lartë të të vdekurve në aksidentet rrugore se 2018, këtë vit policia në vetëm një javë ka pezulluar 371 patenta e po ashtu ka arrestuar 54 shoferë, një pjesë e tyre në gjendje të dehur, ndërsa pjesa tjetër pa leje drejtimi. Por si e lexon eksperti i sigurisë rrugore Gëzim Hoxha, këtë aksion të policisë rrugore: