Hipokrati – Vitamina D, roli i saj në parandalimin e sëmundjeve – 23.05.2020
23/05/2020 19:00

Programi “Hipokrati” sjell filozofinë e jetesës së shëndetshme, synon të jetë guida e njerëzve, pacientëve në përballjen me sëmundjen, duke promovuar mjekesinë e sigurtë. Programi "Hipokrati: zbërthen zhvillimet më të fundit në mjekesi, për të zgjidhur problemet e mprehta shëndetësore të shoqërisë. Vitamina D quhet ndryshe edhe vitamina e Diellit. Ajo është një element i rëndësishëm për shëndetin kockor dhe jo vetëm. Trupi yne e siguron vitaminën D nëpërmjet ekspozimit në diell dhe dietës ushqimore. Cilat janë efektet e Vitaminës D? Vitamina D nxit thithjen e kalçiumit në zorrë. Ajo është elementi bazë që rregullon metabolizimin e mineraleve në kockë. Falë saj dhe kalçiumit, të rriturit mbrohen nga osteoporoza dhe osteomalacia, dy sëmundje që e dobësojnë kockën dhe rrisin rrezikun për fraktura. Vitamina D parandalon rakitizmin dhe kariesin dentar te femijët. Por efektet e saj nuk janë vetëm në kocka. Vitamina D është thelbësore për shëndetin e megjithatë shumë njerëz nuk e kuptojnë rëndësinë e saj. Ekspertët thonë se në një pikë të jetës, njerëzit përballen me rënien e niveleve të vitaminës D, ndonëse nuk e kuptojnë një gjë të tillë. Nivelet e ulëta të vitaminës D shprehen nepermjet një sërë shenjash siç janë: energjia e pakët, pagjumësia, problemet me imunitetin dhe luhatjet e humorit. Te gjithe e dime se burimi më i mirë i vitaminës D është dielli.Ekspozimi i pakët ndaj tij, ul ndjeshëm nivelet e vitaminës D në organizëm, gje që pasohet me probleme të tjera me shëndetin. 1- Vitamina D ul rrezikun e Kancerit të Gjirit Ekspertët thonë se të qëndruarit në diell për pak kohë çdo ditë ul rrezikun e kancerit të gjirit tek grate.Ekspozimi në diell, stimulon prodhimin dhe sintetizimin e kësaj vitamine në lëkurë dhe një gjë e tillë përgjysmon rrezikun e kancerit të gjirit.Ekspertët rekomandojnë qëndrimin në diell për 20-30 minuta në ditë. 2- Vitamina D ul rrezikun e Sklerozës së Shumëfishtë. Shqiptarët janë me fat persa i përket klimës së ngrohtë dhe ekspozimit në diell. Por një pjesë e konsiderueshme e vendeve të globit i gëzohet shumë pak ditëve me diell.Në këto vende regjistrohen edhe shifrat më të larta të sklerozës së shumëfishtë.Një gjë e tillë i ka shtyrë ekspertët të arrijnë në konkluzionin se ka një lidhje të fortë mes vitaminës D dhe shëndetit të trurit. 3- Si ndikon mungesa e Vitaminës D tek te rriturit Gjetjet e shumë studimeve mbi ndikimin e mungesës së vitaminës D në shëndet janë shqetësuese.Disa prej tyre paralajmërojnë se nivelet e ulëta të vitaminës D kanë lidhje të fortë me vdekjen e parakohshme.Madje mungesa e vitaminës D e dyfishon rrezikun e vdekjes së parakohshme.Vitamina D e mbron njeriun nga tensioni i lartë i gjakut, sëmundjet e zemrës, madje edhe nga ishemia. Megjithatë, frika për kancerin e lëkurës po i mban njerëzit larg diellit, duke ulur në mënyrë të pashmangshme nivelet e kësaj vitamine. 4- Si ndikon mungesa e Vitaminës D tek fëmijët Midis përdorimit në rritje të kremërave kundër diellit, uljesse nivelit të vitaminës D dhe rritjesse shifrave të rasteve të fëmijëve me autizëm, ekspertët thonë se ka një lidhje mes mungeses se vitaminës D dhe autizmit.Studimet kanë treguar se fëmijët autikë kanë nivele më të ulëta të vitaminës D në krahasim me fëmijët jo autikë. 5- Kush është në rrezik të mungesës së vitaminës D? 1. Të gjitha femrat që japin qumësht gjiri. 2. Bebet dhe fëmijët nga 6 muajsh në 5 vjeç. 3. Bebet e vogla që marrin ushqim nga gjiri i nënës. 4. Të moshuarit nga mosha 65 vjeç e më sipër. 5. Personat që kanë një ngjyrë më të errët lëkure. 6. Personat që nuk ekspozohen shumë ndaj diellit. Po cilat jane ushqimet qe permbajne Vitamine D te cilat duhet t’i bëni pjesë të dietës tuaj? – Salmon (mjafton një gjysmë fileto salmoni dhe jeni në rregull) – Qumësht (mund të hani kos dhe të tjera produkte bulmeti nëse nuk e pëlqeni qumështin) – Vezë (2 vezë në ditë mjaftojnë për rritjen e sasisë së vitaminës D) – Kërpudhat (mjafton një grusht me kërpudha në ditë) – Mishi i derrit (sidomos pjesa e brinjëve është shumë e mirë) – Dritherat (janë të rekomandueshme sidomos për fëmijët) – Peshku ton (njësoj si salmoni ka vlera për sa i përket vitaminës D) – Lëngu i portokallit (ka më tepër vitaminë D se qumështi) – Gjizë pa kripë (ka 5 herë më shumë vitaminë D se djathi)

Shpëtoni nga kanceri i qafës së mitrës, ja vaksina që jep rezultate fantastike -Hipokrati
19/09 16:40
Frutat dhe perimet e stinës, si ndikojnë në shëndetin e njerëzve që i konsumojnë – Hipokrati
19/09 16:40
Vaksina kundër HPV, a mund ta bëjnë moshat seksualisht aktive? – Hipokrati
19/09 16:40
Klinika GBT Lounge, koncepti për t’u ndjerë si në SPA dhe jo vetëm në kabinet dentar – Hipokrati
19/09 16:40
Habit nutricionistja: Më mirë i jap një lëpirëse se luleshtrydhe fëmijëve në dimër – Hipokrati
19/09 16:40
Frika nga dentisti, stomatologia Brikena Duro tregon “sekretin” si e ka zgjidhur – Hipokrati
19/09 16:40
Mëngjesi ideal gjatë vjeshtës, nutricionistja tregon çfarë të konsumoni – Hipokrati
19/09 16:40
Efektivitet mbi 90%, pse duhet bërë vaksina kundër HPV – Hipokrati
19/09 16:40
Klinika GBT Lounge, kujdesi i avancuar për shëndetin oral të fëmijëve – Hipokrati
19/09 16:40
Kontrollet rutinë te fëmijët, rëndësia e tyre, pse nuk duhen neglizhuar -Hipokrati
12/09 16:40
Qëndrimi pranë vatrave të zjarrit, dëmi që sjell në shëndetin e qytetarëve -Hipokrati
12/09 16:40
Bloza pas zjarreve, masat që duhet të merrni për të shmangur problemet shëndetësore -Hipokrati
12/09 16:40
Ethet e Nilit, si transmetohet dhe kur na kërcënohet seriozisht jeta -Hipokrati
12/09 16:40
Imuniteti i fëmijëve, dy elementët kryesorë që çdo prind duhet të kontrollojë- Hipokrati
12/09 16:40
Ethet e Nilit, Najada Çomo i qetëson të gjithë: Nuk transmetohet nga njeriu në njeri -Hipokrati
12/09 16:40
Mos qëndroni afër zjarreve, ja çfarë mund t’ju ndodhë -Hipokrat
12/09 16:40
Ethet e Nilit, ja cila është shenja më e rëndë! Bëni kujdes -Hipokrati
12/09 16:40
Rifillimi i shkollës,ja analiza që mund të parandalojë shpërndarjen e sëmundjeve infektive-Hipokrati
12/09 16:40
Nuk keni uri gjatë verës? Ja çndodh nëse shmangni vaktet -Hipokrati
25/07 16:40
Pacientët i bëjnë surprizën e bukur stomatologes Anduela Çurmaku -Hipokrati
25/07 16:40