Hipokrati – Shenjat klinike të një helmimi ushqimor – 4 Korrik 2020
04/07/2020 19:30

Stina e veres dhe temperaturat e larta qe e shoqerojne ate, shtojne rastet e helmimeve ushqimore. Kur nje pjesetar i familjes tuaj ankohet per te vjella ose heqje barku, te shoqeruara dhe me rritje të temperatures, mund te kete nje helmim ushqimor. Cilet jane shkaktaret e nje helmimi nga ushqimi dhe kur mund te dyshojme se jemi helmuar nga nje ushqim i caktuar? Bakteret! Bakteret jane te paevitueshem në çdo ushqim qe njerezit konsumojne çdo dite, por megjithatë, nëse njeriu nuk tregon kujdes në përpunimin, gatimin dhe ruajtjen e ushqimeve, këto baktere mund të shumëfishohen në atë masë sa të shkaktojnë sëmundje të ndryshme. Shigela, enterokoku, stafilokoku, salmonella jane nder mikroorganizmat me te akuzuar per te shkaktuar nje helmim ushqimor,por gjithashtu te tille jane edhe parazitët, viruset, toksinat dhe kimikatet, te cilet janë ndër ndotësit më të mëdhenj të ushqimit dhe shkaktarët më të përhapur të sëmundjeve. Keto mikroorganizma mund ta ndotin ushqimin ne cdo moment te perpunimit te tij. Cilat jane simptomat e nje helmimi nga ushqimi: Diarea - Të përzierat - Dhimbjet e stomakut - Të vjellat - Tharja - Ethet Tharja, ose mungesa e lengjeve si pasojë e helmimit nga ushqimi, shoqërohet edhe me: - Marramendje dhe humbje ekuilibri - Lodhje - Etje të tepërt Por duhet thene se keto simptoma varen nga organizmi i gjithesecilit prej nesh, ekspozimi ndaj baktereve, mosha dhe shëndeti. Grupet me te rrezikuar nga nje helmim ushqimor janë: - Te moshuarit Me kalimin e moshës, sistemi imunitar nuk përgjigjet mjaftueshëm dhe ne kohe te shpejte ndaj organizmave infektues. - Foshnjat dhe të femijet e vegjel Sistemi i tyre imunitar nuk është zhvilluar akoma plotësisht, ndaj ata janë më të prekshëm nga helmimi. - Njerëzit me sëmundje kronike Njerëzit që i nënshtrohen kimioterapisë dhe ata që vuajnë nga diabeti kanë një sistem imunitar më të dobët. - Gratë shtatzëna Shtatzania tjetërson sistemin imunitar dhe vështirëson luftën ndaj infeksioneve që mund të prekin jo vetëm shëndetin e nënës, por edhe të vete fetusit. Çfarë duhet të bëni nëse helmoheni nga ushqimi? A- Pini Lëngje Uji është i domosdoshëm për të parandaluar tharjen nga mungesa e lengjeve.Megjithatë, pirja e shpejtë e lëngjeve mund të përkeqësojë të përzierat dhe të vjellat.Ndaj pini ujë me gllënka të vogla gjatë disa orëve.Nëse mundeni pini ujë të ngrohtë, edhe këtë me gllënka të vogla. B- Shmangni konsumin e ilaceve kundër diaresë Këto medikamente ngadalësojnë eliminimin e organizmave ose toksinave nga sistemi, ndaj duhen shmangur. Nese simptomat tuaja vazhdojne te qendrojne, ju duhet te kerkoni ndihme te specializuar mjekesore dhe pikerisht ne rastet kur: - E vjella vazhdon për më shumë se dy ditë. - Diarea vazhdon për disa ditë. - Temperatura rritet mbi 38 gradë. - Keni vështirësi në ruajtjen e ekuilibrit. Si mund ta shmangni helmimin nga ushqimi? Se pari, lani me ujë të pastër e të rrjedhshëm të gjitha frutat dhe zarzavatet. Se dyti, ruani produktet ushqimore në vende të freskëta dhe Se fundmi, nje keshille: konsumoni ushqime të sapo përgatitura, pra te fresketa.

Alarm për shëndetin mendor! – Hipokrati
10/10 16:40
Meshkujt në rrezik? Shenjat e kancerit të gjirit që nuk duhen injoruar – Hipokrati
10/10 16:40
A mund ta ndryshojë psikoterapia shëndetin mendor? Mos prisni nga… – Hipokrati
10/10 16:40
Stomatologjia moderne: çfarë ka ndryshuar dhe çfarë duhet të dini? – Hipokrati
10/10 16:40
Kujdes këto faktorë ju shkaktojnë probleme të shëndetit mendor – Hipokrati
10/10 16:40
Klinika Andent, bashkëpunimi me laboratorin për buzëqeshjen perfekte – Hipokrati
10/10 16:40
Tetori Rozë, mos i injoroni këto shenjat! Ja çfarë duhet të bëni – Hipokrati
10/10 16:40
A e ul rrezikun e kancerit të gjirit lindja e fëmijëve? Lidhja me shtatzëninë dhe lindjet -Hipokrati
10/10 16:40
Teknologjia që po ndryshon stomatologjinë! Rruga drejt dhëmbëve perfektë – Hipokrati
10/10 16:40
Ushqimet ideale nëse vuani nga divertikuloza, dëgjoni këshillat e mjekes -Hipokrati
03/10 16:40
Kanceri i laringut, simptomat e para dhe kur duhet të shqetësohemi? -Hipokrati
03/10 16:40
Ngjirja e zërit, ja pse duhet t’ju alarmojë për mundësinë e prekjes nga kanceri i laringut -Hipokrati
03/10 16:40
Revolucioni i dobësimit, kur janë terapi dhe kur mund të bëhen rrezik medikamentet? -Hipokrati
03/10 16:40
Çon deri në verbim, cilat janë dëmet që po ju vinë nga mjekimet që përdoren për dobësim -Hipokrati
03/10 16:40
Kanceri i laringut, ja si mund të shpëtohet zëri i pacientit -Hipokrati
03/10 16:40
Konstipacion kronik? Ja për çfarë sëmundje po ju paralajmëron. Bëni kujdes! -Hipokrati
03/10 16:40
Çfarë është divertikuloza, shkaqet dhe dieta që duhet përdorur -Hipokrati
03/10 16:40
“Paralizë stomaku”, mjeku alarmon për përdorimin pa kontroll të medikamenteve për dobësim-Hipokrati
03/10 16:40
Larja e shpeshtë e kokës, pse mund të na dëmtojë flokët – Hipokrati
26/09 16:40
Kontracepsioni, efektet negative dhe pozitive në trupin e gruas – Hipokrati
26/09 16:40