Krioterapia është metoda e shkatërrimit të një indi të dëmtuar me anë të përdorimit të gazrave të lëngshëm në temperatura shumë të ulta. Gazi i përdorur më shpesh nga mjekët në këto raste është azoti i lëngshëm, që zien në temperaturë -195.8 gradë Celcius. Krioterpaia kuron një gamë të gjerë të sëmundjeve të lëkurës.