Hipokrati – Prostata – Çfarë është Prostatiti dhe Zmadhimi i Prostatës – 20 Qershor 2020
20/06/2020 19:30

Prostata është një gjendër e vogël, në madhësinë e arrës, e cila eshte e vendosur perballe pjeses se fundit te zorres se trashe dhe poshte fshikezes se urines duke rrethuar kanalin e urinës apo ne gjuhen mjekesore uretren. Prostata ndihmon në prodhimin e spermës. Me kalimin e viteve kjo gjendër ka tendencë të rritet, por dy jane semundjet me te shpeshta qe kjo gjender mund te shfaqe: Prostatiti dhe Hipertofia apo zmadhimi beninj i saj. Prostatiti eshte nje semundje inflamatore e kesaj gjendre qe prek rreth 38% te burrave te moshes seksualisht aktive. Shkaktaret e semundjes jane akoma objekt studimi, por eshte e sakte qe infeksionet bakteriale jane pergjegjese per te shkaktuar disa tipe te prostatiteve. Faktoret e rrezikut qe mund te cojne ne nje infeksion te gjendres se prostates mund te jene te shumte si: • Infeksion i traktit urinar apo i fshikëzës • Dëmtime të legenit • Dehidratim • Marrëdhënie seksuale të pambrojtura • Mbajtja per nje kohe te gjate e kateterit urinar • Trashëgimia gjenetike • Stresi • HIV Semundja mund te cfaqet me disa shenja klinike, qe mund te jene: - Dhimbje apo djegie gjate urinimit - Urinim te shpeshte gjate nates - Dhimbje ne pjesen e poshtme te shpines apo rreth zones genitale Zmadhimi i prostates i quajtur ndryshe hipertrofia beninje e prostatës është fenomen fiziologjik që prek më së shumti meshkujt mbi 50 vjeç. Perllogaritet qe vuajne rreth 5 milion meshkuj ne bote dhe do kemi nje rritje te numrit te rasteve ne 55% ne 5 vitet e ardhshme. Me rritjen e volumit të prostatës rritet mundësia e problemeve me urinimin, probleme të cilat rëndohen me kalimin e viteve. Faktorët e rrezikut që çojnë në Zmadhimin te prostates janë: - Mosha – kryesisht pas moshës 50 vjeçare - Historia familjare Simptomat shoqëruese te zmadhimit te prostates jane: • Urinim i shpeshtë sidomos gjatë natës • Nevojë e papritur për të urinuar • Vështirësi në fillim të urinimit • Ndjesi e moszbrazjes plotësisht të fshikëzës • Sforcim për të urinuar • Mbetje gjaku në urine Meshkujt qe paraqesin shenja te tilla duhet ti drejtohen mjekut urolog, i cili me ane te eksplorimit ne keto raste konstaton ndryshimet e gjendres e prostates, rekomandon per ekzaminime te metejshme ekografike dhe terapine e duhur mjekesore.

Konsumoni raki ose alkool tjetër? Ja sasia që mund të jetë vdekjeprurëse po e pitë -Hipokrati
14/11 16:40
Jeni dehur? Shenjat si mund ta kuptoni që po e teproni me alkoolin -Hipokrati
14/11 16:40
Paradontozë në të gjithë gojën? Ja zgjidhja që jep stomatologia Anduela Çurmaku – Hipokrati
14/11 16:40
Fëmijët me diabet, teknologjia e re nga Hippo H1 i ndihmon të bëjnë një jetë normale – Hipokrati
14/11 16:40
Dhëmbët natyralë, kur duhet t’i mbajmë dhe kur duhet t’i heqim – Hipokrati
14/11 16:40
Helmimet, çfarë ndodh kur kombinojmë alkoolin me medikamentet -Hipokrati
14/11 16:40
Vuani nga diabeti? Hippo H1, pajisja moderne për monitorimin e glukozës – Hipokrati
14/11 16:40
Klinika dentare Andent, deri kur mund të ruhen dhëmbët natyralë – Hipokrati
14/11 16:40
Njihuni me Hippo H1, paisja për monitorimin e glukozës – Hipokrati
14/11 16:40
Varësia nga droga dhe alkooli, dëmtimet psikologjike që i shkakton atyre që i konsumojnë -Hipokrati
14/11 16:40
“E rrezikshme për zemrën”, kardiologu zbulon yndyrnën që duhet kontrolluar me çdo kusht -Hipokrati
07/11 16:40
Kolesteroli i keq i lartë? Kujdes! Dëgjoni çfarë sëmundje i sjell zemrës suaj -Hipokrati
07/11 16:40
Nuk i ndjeni, por ju dëmtojnë zemrën! Kardiologu ngre alarmin -Hipokrati
07/11 16:40
Efekt lifting, hidratues dhe shkëlqyes, aparatura që ju heq dhe dhjamin e lokalizuar -Hipokrati
07/11 16:40
Forcimi i muskujve të fytyrës, si t’ia arrini në vetëm 20 minuta -Hipokrati
07/11 16:40
Elen Aesthetic Clinic, përdorimi i teknologjisë moderne pa injeksione -Hipokrati
07/11 16:40
Mjekësia estetike në Shqipëri, vjen trendi i fundit që ju përmirëson shëndetin e lëkurës -Hipokrati
07/11 16:40
Përmirësimi i cilësisë së lëkurës, trendi më i ri botëror që ka ardhur edhe në Shqipëri -Hipokrati
07/11 16:40
Mjekja italiane për Hipokrati: Ja çfarë po mungon në mjekësinë estetike në Shqipëri -Hipokrati
07/11 16:40
Gurët në veshka, kush preken më shumë meshkujt apo femrat? – Hipokrati
31/10 16:45