Hipokrati – Kontraceptivët oralë – Çfarë janë – 20 Qershor 2020
20/06/2020 19:30

Pilulat kontraceptive jane nje lloj medikamenti qe femrat mund ta marrin ne menyre ditore per te parandaluar nje shtatezani te mundshme. Njihen me emrin Kontraceptive orale ose ne gjuhen e perditshme thjesht pilula. Por cfare jane ato? Kontraceptivet orale perbehen nga hormone, pra nga ato hormone qe sintetizon vete trupi per te mbajtur ne kontroll funksionin e tij. Ka dy lloj pilulash Kontraceptive: 1-Te thjeshta, te quajtura minipilula, qe permbajne vetem hormonin progresteron. 2-Te kombinuara qe permbajne 2 hormone, progresteron dhe estrogjen. Kontraceptivet orale parandalojne shtatezanine me ane te dy mekanizmave. -Pengojne ovulacionin (pra daljen e vezes ne kavitetin e mitres) -Trashin mukozen e mitres dhe ne kete menyre pengojne depertimin e spermes (Tabele) Efikasiteti i pilules kontraceptive, neqoftese merret ne menyre te rregullt eshte 99%. Por ju mendoni se dini gjithshka mbi pilulat kontraceptive? Ne pjesen me te madhe te rasteve femrat mendojne se pilulat perdoren vetem per te parandaluar shtatezanine. Nuk eshte keshtu. Pilulat kane dhe mjaft efekte te tjera pozitive dhe le te themi qe permiresojne cilesine e jetes se nje gruaje. Ti shohim me rradhe. 1-Ndihmojne ne uljen e fluksit menstrual. Sasia e hemoragjise gjate menstruacioneve ndryshon nga një femër tek tjetra por ato që përballen me shkarkime të një sasie të madhe, mund të rrezikohen nga anemia. Pilula ndihmon duke e pakësuar këtë sasi. 2-Lehtesojne dhimbjet e Endometriozes Simptomat e endometriozës bëhen më të përballueshme nga përdorimi i pilulës pasi ajo sjell një pakësim të menstruacioneve, gjë që do të thotë më pak dhembje. 3- Permireson aknet dhe ul nivelin e qimeve ne trup Kontraceptivët shpesh rekomandohen nga mjekët dermatologë për kurimin e akneve dhe duke qenë se aknet, ashtu si edhe qimet në fytyrë shkaktohen nga nivelet më të larta të hormoneve androgjene në trup, pilula ndihmon ne balancimin e këtyre hormoneve dhe rrjedhimisht në pakësimin e akneve dhe qimeve. 4- Ndihmon ne trajtimin e sindromit te vezoreve policistike Disbalancimi i nivelit hormonal nga sindromi i ovarit policistik trajtohet me ane te kontraceptiveve hormonale pra dhe hormoneve qe kane ne permbajtjen e tyre. 5-Ndihmojne ne parandalimin e kancerit te mitres Sipas një studimi, marrja e pilulës për shume vite rrjesht mund të ulë drastikisht shanset e prekjes nga kanceri i vezoreve dhe ai i mitrës. 6- Qeteson simptomat e Menopauzes Normalisht, pilulat merren nga gratë në periudhë fertiliteti por marrja e tyre edhe gjatë menopauzës, mund ta bëjë tranzicionin më të thjeshtë. Pilula mban në kontroll nivelet e hormoneve dhe mund të kontrollojë afshet, gjakderdhjen e çrregullt dhe djersitjen natën. Neqoftese ju duhet te filloni pilulat Kontraceptive per arsyet e siperpermendura, eshte mire te dini paraprakisht qe duhen pershkruar nga mjeku juaj gjinekolog. Gjinekologu pas ekzaminimeve te hollesishme do ju pershkruaje pilulen e duhur dhe me nivelin e duhur hormonal per problemin tuaj.

Ushqimet ideale nëse vuani nga divertikuloza, dëgjoni këshillat e mjekes -Hipokrati
03/10 16:40
Kanceri i laringut, simptomat e para dhe kur duhet të shqetësohemi? -Hipokrati
03/10 16:40
Ngjirja e zërit, ja pse duhet t’ju alarmojë për mundësinë e prekjes nga kanceri i laringut -Hipokrati
03/10 16:40
Revolucioni i dobësimit, kur janë terapi dhe kur mund të bëhen rrezik medikamentet? -Hipokrati
03/10 16:40
Çon deri në verbim, cilat janë dëmet që po ju vinë nga mjekimet që përdoren për dobësim -Hipokrati
03/10 16:40
Kanceri i laringut, ja si mund të shpëtohet zëri i pacientit -Hipokrati
03/10 16:40
Konstipacion kronik? Ja për çfarë sëmundje po ju paralajmëron. Bëni kujdes! -Hipokrati
03/10 16:40
Çfarë është divertikuloza, shkaqet dhe dieta që duhet përdorur -Hipokrati
03/10 16:40
“Paralizë stomaku”, mjeku alarmon për përdorimin pa kontroll të medikamenteve për dobësim-Hipokrati
03/10 16:40
Larja e shpeshtë e kokës, pse mund të na dëmtojë flokët – Hipokrati
26/09 16:40
Kontracepsioni, efektet negative dhe pozitive në trupin e gruas – Hipokrati
26/09 16:40
Ju bien flokët? Ja kur duhet të filloni të shqetësoheni – Hipokrati
26/09 16:40
Rënia e flokëve, kur duhet të fillojmë të shqetësohemi? – Hipokrati
26/09 16:40
“80 mijë euro borxh nga bixhozi”. Historia që tronditi psikologun – Hipokrati
26/09 16:40
Varësia nga pornografia: Pse krijohet dhe si të dalësh prej saj? – Hipokrati
26/09 16:40
Personat me varësi, si mund ta ndihmojnë veten e tyre? – Hipokrati
26/09 16:40
Tërheqja para ejakulacionit! Apeli i mjekes: Kujdes, 1 në 5 çifte ngelen shtatzënë – Hipokrati
26/09 16:40
Kujdes! Nga migrena te tromboza, cilat janë efektet anësore të kontraceptivëve – Hipokrati
26/09 16:40
Shpëtoni nga kanceri i qafës së mitrës, ja vaksina që jep rezultate fantastike -Hipokrati
19/09 16:40
Frutat dhe perimet e stinës, si ndikojnë në shëndetin e njerëzve që i konsumojnë – Hipokrati
19/09 16:40