Hipokrati – Kontraceptivët – Historiku i pilulës – 20 Qershor 2020
20/06/2020 19:30

Pilula kontraceptive eshte nje nga metodat e kontracepsionit e përdorur gjerësisht nga femrat e të gjitha moshave dhe në të gjithë botën që nga viti 1960. Fjala kontracepcion buron nga fjalët kontra + konceptim, pra çdo gjë që parandalon krijimin e nje shtatezanie si me mjete natyrale dhe me ato artificiale. Ky koncept zë fill me Margaret Sanger, një aktiviste amerikane, e cila ishte njëherësh edhe infermiere. Ajo besonte se gratë duhet të jenë në gjendje të zgjedhin vete, kur mbesin shtatzënë dhe sa fëmijë dëshirojnë të lindin. Teksa punonte si infermiere obstetrike, ajo vuri në dukje lidhjen midis numrit te larte te lindjeve dhe nivelit të larte të vdekjeve të nënave. Për të luftuar këtë çështje, ajo hapi klinikën e parë për kontrollin e lindjeve në SHBA në vitin 1916 në Brooklyn të Nju Jorkut dhe inicioi në 1921-in Ligën Amerikane të Kontrollit të Lindjes, e cila më vonë u bë Federata e Planifikuar e Prindërimit në Amerikë. Deri në vitet 1930, shkencëtarët kishin pare tek disa kafshe psh lepujt, se doza të larta të disa hormoneve mund te pengonin ovulimin. Sidoqoftë, prodhimi i këtyre hormoneve ishte tepër i shtrenjtë. Biologu dhe studiuesi amerikan Gregory Pincus ishte i interesuar të hulumtonte metoda të tjera për sintetizimin e këtyre hormoneve, por nuk mund të gjente askënd që të financonte studimin e tij. Kompanitë farmaceutike, universitetet, madje edhe qeveria nuk treguan interes. Derisa në vitin 1950, Pincus u takua me Margaret Sanger, e cila së bashku me ndihmën e madhe të filantropistes amerikane Kathariner McCormick financuan hulumtimet e nevojshme për të zhvilluar pilulën e parë të kontrollit të lindjes apo ato që ne sot i quajmë kontraceptivë orale. Pas testimeve të para kjo pilulë dha efekte anësore serioze, por pas shuem e shume eksprimenteve ajo u shpall 100% efektive. Pilula e parë e disponueshme në treg u aprovua nga FDA 10 vite më vonë, në 1960. Sidoqoftë, ligji i vuri në dispozicion këto pilula vetëm për ciftet e martuara derisa në 1972 një vendim i gjykatës supreme i dha të drejtën e përdorimit të këtyre pilulave te gjitha grave. Të përdorura nga miliona gra në të gjithë globin, pilulat e kontrollit të lindjes jo vetëm që kanë zgjeruar të drejtat e grave për të kontrolluar trupat e tyre, por kane shpëtuar dhe përmirësuar jetën e milionave prej tyre.

Alarm për shëndetin mendor! – Hipokrati
10/10 16:40
Meshkujt në rrezik? Shenjat e kancerit të gjirit që nuk duhen injoruar – Hipokrati
10/10 16:40
A mund ta ndryshojë psikoterapia shëndetin mendor? Mos prisni nga… – Hipokrati
10/10 16:40
Stomatologjia moderne: çfarë ka ndryshuar dhe çfarë duhet të dini? – Hipokrati
10/10 16:40
Kujdes këto faktorë ju shkaktojnë probleme të shëndetit mendor – Hipokrati
10/10 16:40
Klinika Andent, bashkëpunimi me laboratorin për buzëqeshjen perfekte – Hipokrati
10/10 16:40
Tetori Rozë, mos i injoroni këto shenjat! Ja çfarë duhet të bëni – Hipokrati
10/10 16:40
A e ul rrezikun e kancerit të gjirit lindja e fëmijëve? Lidhja me shtatzëninë dhe lindjet -Hipokrati
10/10 16:40
Teknologjia që po ndryshon stomatologjinë! Rruga drejt dhëmbëve perfektë – Hipokrati
10/10 16:40
Ushqimet ideale nëse vuani nga divertikuloza, dëgjoni këshillat e mjekes -Hipokrati
03/10 16:40
Kanceri i laringut, simptomat e para dhe kur duhet të shqetësohemi? -Hipokrati
03/10 16:40
Ngjirja e zërit, ja pse duhet t’ju alarmojë për mundësinë e prekjes nga kanceri i laringut -Hipokrati
03/10 16:40
Revolucioni i dobësimit, kur janë terapi dhe kur mund të bëhen rrezik medikamentet? -Hipokrati
03/10 16:40
Çon deri në verbim, cilat janë dëmet që po ju vinë nga mjekimet që përdoren për dobësim -Hipokrati
03/10 16:40
Kanceri i laringut, ja si mund të shpëtohet zëri i pacientit -Hipokrati
03/10 16:40
Konstipacion kronik? Ja për çfarë sëmundje po ju paralajmëron. Bëni kujdes! -Hipokrati
03/10 16:40
Çfarë është divertikuloza, shkaqet dhe dieta që duhet përdorur -Hipokrati
03/10 16:40
“Paralizë stomaku”, mjeku alarmon për përdorimin pa kontroll të medikamenteve për dobësim-Hipokrati
03/10 16:40
Larja e shpeshtë e kokës, pse mund të na dëmtojë flokët – Hipokrati
26/09 16:40
Kontracepsioni, efektet negative dhe pozitive në trupin e gruas – Hipokrati
26/09 16:40