Hipokrati – Kanceri i lëkurës – Si shpëtuan “rastësisht”? – 16.05.2020
16/05/2020 19:00

Njëzet e katër vjeçari Alex Griswold (GRISUOLLD), me pothuajse 500 mijë ndjekës ne internet, ylli i platformes TikTok, zbuloi melanomën ne lekuren e tij, falë dy fansave. Dy persona që panë nje videote Griswold në TikTok, e paralajmëruan atë që nishani qe ata shihnin tek ai dukej kanceroz. “Unë arrita të shmang kancerin e lëkurës falë dy fansave të mi. Kjo është një mënyrë përfekte për të kujtuar se bota është e mrekullueshme”- tha 24 vjeçari, teksa postoi në platformën e tij një video ku shihej tek dermatologu dhe se si dukej shpina e tij pasi kishte kryer ndërhyrjen kirurgjikale. Griswold- GRISUOLLD e përshkroi atë si "një nishan mesatarisht atipik që vazhdonte të ndryshonte duke shkuar drejt melanomës".E gjitha kjo filloi në 2 dhjetor, kur Alex postoi një video parodi të jetës së tij të përditshme në shoqërinë e gruas së tij Melinda. Në video shihej një imazh i shkurtër i shpinës së tij, dhe kaq ishte e mjaftueshme për dy ndjekës të tij që të identifikonin një nishan me një formë mjaft të parregullt në pjesën e sipërme të shpinës. I paralajmëruar nga mesazhi privat, 24 vjeçari shkoi tek një dermatolog dhe zbuloi se dyshimet e fansave ishin serioze. Disa ditë më vonë ai iu nënshtrua një operacioni për të hequr nishanin. Dr. Leonard Lichtenfeld, zëvendësdrejtori kryesor mjekësor i Shoqatës Amerikane të Kancerit tha se ajo është forma tipike e parregullt për të cilën flasim dhe përpiqemi që njerëzit të kuptojnë se mund të jetë kancer.Një histori e ngjashme si ajo e 24 vjeçarit, i ka ndodhur në vitin 2016 kampionit olimpik, australianit Mack Horton, i cili falë një emaili nga një person krejtësisht i panjohur arriti të shpëtonte jetën.Vetë Horton tregoi se alarmi ishte ngritur nga dikush që kishte parë notarin në televizion dhe qe kish vënë re një nishan jonormal në gjoksin e tij, dhe më pas kishte kontaktuar ekipin olimpik të Australisë.“Një falenderim për personin që kontaktoi në email me doktorin e skuadrës së notit dhe më tha të kontrolloja nishanin tim. Një mesazh mjaft i mirë” shkroi Horton në rrjetin e tij social Instagram, teksa e shoqëronte mesazhin e tij me një fotografi të gjoksit të tij pas operacionit.Fotografitë e Horton ndër vite gjatë karrierës së tij arrijnë të tregojnë një detaj mjaft të rëndësishëm: një nishan që ishte rritur dhe errësuar me kalimin e viteve, dy shenja këto treguese që një nishan më parë beninj, pra i parrezikshemishte kthyer ne nishan kanceroz.

Medical Care Lami, nga shërbimet në klinikë te kujdesi i pacientëve në shtëpi – Hipokrati
21/11 16:40
Fëmijë me reumatizëm? Mjekja tregon kur duhet të bëhet rezonanca – Hipokrati
21/11 16:40
Fëmijëve u dhëmb gjuri ose kyçi? Kujdes! Ja çfarë problemi mund të ketë – Hipokrati
21/11 16:40
Reumatizma te fëmijët, mënyra si mund ta kuptojnë prindërit – Hipokrati
21/11 16:40
Teknologjia e fundit në Master Lab by Erudit – Hipokrati
21/11 16:40
Pse duhet të zgjidhni laboratorin Master Lab by Erudit – Hipokrati
21/11 16:40
Shërbimi mjekësor në banesë, pse Medical Care Lami i ka dhënë kaq shumë rëndësi – Hipokrati
21/11 16:40
Laboratori dentar “Master Lab by Erudit”, si ndërtohet një dhëmb cilësor – Hipokrati
21/11 16:40
Klinika Medical Care Lami, cilat janë disa nga shërbimet që ofron – Hipokrati
21/11 16:40
Konsumoni raki ose alkool tjetër? Ja sasia që mund të jetë vdekjeprurëse po e pitë -Hipokrati
14/11 16:40
Jeni dehur? Shenjat si mund ta kuptoni që po e teproni me alkoolin -Hipokrati
14/11 16:40
Paradontozë në të gjithë gojën? Ja zgjidhja që jep stomatologia Anduela Çurmaku – Hipokrati
14/11 16:40
Fëmijët me diabet, teknologjia e re nga Hippo H1 i ndihmon të bëjnë një jetë normale – Hipokrati
14/11 16:40
Dhëmbët natyralë, kur duhet t’i mbajmë dhe kur duhet t’i heqim – Hipokrati
14/11 16:40
Helmimet, çfarë ndodh kur kombinojmë alkoolin me medikamentet -Hipokrati
14/11 16:40
Vuani nga diabeti? Hippo H1, pajisja moderne për monitorimin e glukozës – Hipokrati
14/11 16:40
Klinika dentare Andent, deri kur mund të ruhen dhëmbët natyralë – Hipokrati
14/11 16:40
Njihuni me Hippo H1, paisja për monitorimin e glukozës – Hipokrati
14/11 16:40
Varësia nga droga dhe alkooli, dëmtimet psikologjike që i shkakton atyre që i konsumojnë -Hipokrati
14/11 16:40
“E rrezikshme për zemrën”, kardiologu zbulon yndyrnën që duhet kontrolluar me çdo kusht -Hipokrati
07/11 16:40