Hipokrati – Ermal Meta rrëfen ditët e tij të izolimit – 23.05.2020
23/05/2020 19:00

Ermal Meta: Më mungon gjuha shqipe, vitin tjetër koncert në Tiranë Këngëtari dhe kantautori shqiptar, Ermal Meta ishte i ftuar këtë të shtunë në programin “Hipokrati” në Top Channel, ku zbuloi dhe foli gjatë mbi karantinën e tij, projektet muzikore dhe planet e tij të afërta për një koncert në Shqipëri. Ermal Meta e përshkroi të vështirë situatën e pandemisë me të cilën u përball e gjithë bota, ndërsa shtoi se kjo karantinë ishte një periudhë e vështirë për të në aspektin profesional po ashtu edhe krijues. Ai zbuloi se kënga “Finiera bene” – “Do të përfundojë mirë”, ishte një krijim të cilin ai e realizoi në muajin janar, përpara se pandemia të vinte. “Këtë këngë e kam shkruar në janar, kur bëra këngën nuk arrija të kuptoja përse e shkrova atë këngë dhe pse teksti kishte këto fjalë si “do të përfundojë mire”. Kur erdhi pandemia dhe izolimi kuptova sikur kisha ndjer diçka dhe vendosa ta publikoja këngën sepse mua më jepte shumë shpresë dhe të njëjtën shpresë doja t’ia përcillja dhe njerëzve.” Pyetjes së gazetares se çfarë I mungon më shumë nga Shqipëria, Ermal Meta iu përgjigj se është gjuha shqipe ajo çka ia ndjen më shumë mungesën, të qënit i rrethuar nga njerëz që flasin shqip. “Më mungon gjuha shqipe, gjuha e nënës, më mungon ta dëgjoj. Madje dua t’i kërkoj të falur njerëzve që më ndjekin sepse nuk e flas shumë mirë shqipen, dhe që nuk e kam praktikuar aq shumë gjuhën time. Por sa herë që vij në Shqipëri dhe rrethohem nga shqiptarë kam një ndjenjë shumë të mire brenda vetes” Ermal Meta tha se planifikon gjithashtu një turne në vitin 2021, dhe një koncert në Shqipëri është në planet e tij vitin e ardhshëm, por ai do të shkel në tokën shqiptare sapo të happen kufijtë për një vizitë në atdhe. “ Kam planifikuar një tur vitin tjetër, në fakt ishte planifikuar për në mars të 2021. Tani për shkak të vaksinës nuk e di në cilin muaj do të mund ta realizojmë. Sapo ta filloj patjetër që do të vijë për një koncert në Shqipëri.”

Alarm për shëndetin mendor! – Hipokrati
10/10 16:40
Meshkujt në rrezik? Shenjat e kancerit të gjirit që nuk duhen injoruar – Hipokrati
10/10 16:40
A mund ta ndryshojë psikoterapia shëndetin mendor? Mos prisni nga… – Hipokrati
10/10 16:40
Stomatologjia moderne: çfarë ka ndryshuar dhe çfarë duhet të dini? – Hipokrati
10/10 16:40
Kujdes këto faktorë ju shkaktojnë probleme të shëndetit mendor – Hipokrati
10/10 16:40
Klinika Andent, bashkëpunimi me laboratorin për buzëqeshjen perfekte – Hipokrati
10/10 16:40
Tetori Rozë, mos i injoroni këto shenjat! Ja çfarë duhet të bëni – Hipokrati
10/10 16:40
A e ul rrezikun e kancerit të gjirit lindja e fëmijëve? Lidhja me shtatzëninë dhe lindjet -Hipokrati
10/10 16:40
Teknologjia që po ndryshon stomatologjinë! Rruga drejt dhëmbëve perfektë – Hipokrati
10/10 16:40
Ushqimet ideale nëse vuani nga divertikuloza, dëgjoni këshillat e mjekes -Hipokrati
03/10 16:40
Kanceri i laringut, simptomat e para dhe kur duhet të shqetësohemi? -Hipokrati
03/10 16:40
Ngjirja e zërit, ja pse duhet t’ju alarmojë për mundësinë e prekjes nga kanceri i laringut -Hipokrati
03/10 16:40
Revolucioni i dobësimit, kur janë terapi dhe kur mund të bëhen rrezik medikamentet? -Hipokrati
03/10 16:40
Çon deri në verbim, cilat janë dëmet që po ju vinë nga mjekimet që përdoren për dobësim -Hipokrati
03/10 16:40
Kanceri i laringut, ja si mund të shpëtohet zëri i pacientit -Hipokrati
03/10 16:40
Konstipacion kronik? Ja për çfarë sëmundje po ju paralajmëron. Bëni kujdes! -Hipokrati
03/10 16:40
Çfarë është divertikuloza, shkaqet dhe dieta që duhet përdorur -Hipokrati
03/10 16:40
“Paralizë stomaku”, mjeku alarmon për përdorimin pa kontroll të medikamenteve për dobësim-Hipokrati
03/10 16:40
Larja e shpeshtë e kokës, pse mund të na dëmtojë flokët – Hipokrati
26/09 16:40
Kontracepsioni, efektet negative dhe pozitive në trupin e gruas – Hipokrati
26/09 16:40