Hipokrati: Dehidratimi! Çfarë është dhe si ta trajtojmë? – 18 Korrik 2020
18/07/2020 18:57

Qe te kryeje rregullisht funksionet e tij organizmi yne ka nevoje per uje. Zakonisht ndodh që çdo ditë në kushte normale trupi ynë humbet sasi të caktuara uji nëpërmjet proceseve të ndryshme, siç mund të jenë urinimi, djersitja e të tjera. Humbja e sasisë së lëngjeve në organizëm në shumë raste mund të kthehet në problem të rëndë shëndetësor për grup-mosha të ndryshme. Ky proces quhet dehidratim. Dehidratimi ndodh kur uji qe merr ne organizem eshte me i paket se sasia qe humbet.