Hipokrati – Bill Gates dhe teoritë konspirative për vaksinat – 23.05.2020
23/05/2020 19:00

Fondacioni i drejtuar nga Bill dhe Melinda Gates kërkoi në prill të v. 2020 një bashkëpunim ndërkombëtar për prodhimin e një vaksine kundër COVID-19 dhe për ta shpërndarë në mbarë botën duke njoftuar dhe një kontribut prej 150 milionë dollarësh për të ndihmuar vendet e varfëra të luftojnë pandeminë. Multimiliarderi tha se për të krijuar një vaksine duhen deri në 5 vite, por krijimi i saj në këtë periudhë është urgjent, per kete ai deklaroi se vaksina do të jetë gati brenda 18 muajve. Ai shtoi gjithashtu se janë 100 konkurrente për të krijuar vaksinën që do të shkatërrojë COVID-19 dhe do të shkojë per t`u perdorur nga 7 miliardë njerëz. Qëndrimi publik i Bill Gates për mënyrën sesi duhet luftuar koronavirusi, e ka bërë atë një shënjestër të teorive të konspiracionit online. Teoritë se Bill Gates fshihet pas krijimit të koronavirusit gjenden kudo në median sociale. Ato janë përmendur me miliona herë në median sociale dhe shfaqjet televizive. Një prej teorive thotë se Gates e kishte ditur më përpara për ardhjen e koronavirusit dhe një vaksinë kishte nisur të zhvillohej përpara se të mbërrinte pandemia nga Instituti Pirbright (Pirbrajt) i cili merrte financim nga Fondacioni Gates. Gates është sulmuar edhe nga mjekë të ndryshëm në mediat botërore se po përdor COVID-19 për të kontrolluar botën me anë të çipave dhe per te shpopulluar globin nëpërmjet krijimit të vaksinave. Ndëkohe, nga ana tjeter, një studim i fundit thotë se 1/3 e amerikanëve do e refuzojnë vaksinën ndaj Covid19! Të tjera teori konspiracioni thonë se vaksina po promovohet nga një grup miliarderësh, që kërkojnë të vënë në zotërim të gjithë botën. Bill Gates gjatë një fjalimi të tij në vitin 2012 pranon se po përdoren vaksina për të kontrolluar popullatën e botës. Ai madje pranon se vaksina po përdoren në përpjekje për të ndaluar shtimin e popullsise ne rang global. Duke premtuar pjesën e tij prej 450 milion dollarësh ne nje fond prej 1.2 miliardë dollarë për të zhdukur Poliomielitin, Gates mori kontrollin e Grupit Kombëtar Këshillimor Teknik të Indisë për Imunizimin i cili mandatoi deri në 50 doza të vaksinave kundër poliomielitit përmes mbivendosjes së programeve të imunizimit te fëmijët para moshës pesë vjeçare. Mjekët indianë fajësojnë fushatën e Gates për fenomenin e nje paralize shkatërruese, jo-poliomielitike, që paralizoi 500 mijë fëmijë përtej niveleve të pritura, ndërmjet viteve 2000 dhe 2017. Per kete aresye në vitin 2017, qeveria indiane bëri thirrje për heqjen e regjimit të vaksinave të Gates. Ajo i kërkoi Gates dhe politikave të tij të vaksinave të largohen nga India. Menjehere shkalla e paralizave ra në mënyrë të ndjeshme. Në vitin 2017, OBSH pranoi se shpërthimi global në poliomielit është kryesisht prej vaksinave. Epidemitë më të frikshme në Kongo, Afganistan dhe Filipine, janë të gjitha të lidhura me vaksinat. Në fakt, deri në vitin 2018, 70% e rasteve globale të poliomielitit ishin prej vaksinave. Në vitin 2014, Fondacioni Gates financoi testet e vaksinave eksperimentale HPV, kunder semundjeve seksualisht te transmetueshme, ose thene ndryshe kunder lythave genitale, të zhvilluara nga Glaxo Smith Kline dhe Merck, në mbi 23,000 vajza të reja në provincat e largëta indiane. Përafërsisht 1,200 prej tyre pësuan efekte anësore të rënda, duke përfshirë çrregullime autoimune dhe të lindshmerise. Shtatë vajza vdiqën. Në vitin 2010, Fondacioni Gates financoi fazën 3 të vaksinës eksperimentale të malaries, duke vrarë 151 foshnje afrikane dhe duke shkaktuar efekte të rënda negative, përfshirë paralizimin në 1,048 femije nga 5,949 pre tyre. Gjatë fushatës MenAfriVac të Gates në 2002-in në Afrikën Sub-Sahariane, njerezit e Gates vaksinuan me forcë mijëra fëmijë afrikanë kundër meningjitit. Përafërsisht 50 nga 500 fëmijët e vaksinuar paten paralizë. Gazetat e Afrikës së Jugut u ankuan, “Ne jemi derra eksperimentesh për prodhuesit e drogës”. Ish Ekonomisti i Nelson Mandela, Profesor Patrick Bond, përshkruan praktikat filantropike të Gates si “të pamëshirshme dhe të pamoralshme”. Në vitin 2010, Gates angazhoi 10 miliardë dollarë tek OBSH duke thënë, “Ne duhet ta kthejmë këtë ne dekadën e vaksinave”. Një muaj më vonë, Gates tha në Ted Talk se vaksinat e reja “mund të zvogëlojnë popullsinë”. Teoricienët konspirative janë kapur edhe për faktin se Gates është shprehur hapur në lidhje me kërcënimin që një pandemi globale mund të shfaqet brenda disa viteve, dhe disa thonë që ky është fakt që miliarderi e dinte për koronavirusin përpara kohe.

Kifoza apo gunga në kurriz? Si ta trajtoni dhe çfarë rrezikoni? – Hipokrati
20/04 16:40
Vonesa në të folur tek fëmijët, ja si ta kuptojnë prindërit! – Hipokrati
20/04 16:40
Vonesa në të folur tëk fëmiëjt, Patologjitë e syrit & Çfarë është Kifoza – Hipokrati 20 Prill 2024
20/04 16:40
Patologjitë më të rënda të syrit, mos i neglizhoni këto simptoma – Hipokrati
20/04 16:40
Pse duhet ta kontrolloni diabetin, ndodh verbim total i syrit nëse… – Hipokrati
20/04 16:40
Nga dallohet kifoza nga skolioza, flet fizioterapisti – Hipokrati
20/04 16:40
Si ta dalloni nëse fëmija juaj është autik! (Shenjat) – Hipokrati
20/04 16:40
Kujdes këto sëmundje të syrit mund t’ju çojnë në humbje të shikimit – Hipokrati
20/04 16:40
Gjëndrat tiroide, Kimioterapia, efektet anësore & Shërbimi i radiologjisë – Hipokrati 13 Prill 2024
13/04 16:41
Radiologjia në Spialin Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë” – Hipokrati
13/04 16:40
Si ndikojnë tiroidet në infertilitet, flet mjeku Dashamir Gjergji – Hipokrati
13/04 16:40
Noduset në tiroide, rrezikshmëria dhe trajtimi! – Hipokrati
13/04 16:40
Efektet anësorë të kimioterapive, ja çfarë duhet të dini – Hipokrati
13/04 16:40
Simptomat më të shpeshta të gjëndrave tiroide… Kujdes nga ky çregullim – Hipokrati
13/04 16:40
Sëmundjet kancerogjene. Çfarë ndodh me trupin gjatë kimioterapisë! – Hipokrati
13/04 16:40
Sëmundjet kardiovaskulare, Gabimet estetike& Stërvitja dhe rënia në peshë – Hipokrati 6 Prill 2024
06/04 17:01
Si ndikon ndryshimi orën në shëndetin e zemrës. Këshilla – Hipokrati
06/04 17:00
Dobësimi në kohë të shpejtë, rreziqet që i shkakton trupit! – Hipokrati
06/04 17:00
Botox dhe filler, tendencat e fundit të meshkujve shqiptarë – Hipokrati
06/04 17:00
Kujdes nga ndërhyrjet estetike, pasojat! Pse është i rëndësishëm mjeku specialist – Hipokrati
06/04 17:00