Hetimet e vrasjes së Klodian Rashës/Zbardhet rrëfimi i policit të arrestuar: Kishte armë dhe e flaku
09/12/2020 15:06

Në pemën ku ai ishte mbështetur përpara se të ndiqej nga policia ka mbetur si dëshmi njoftimi i vdekjes së 25-vjeçarit. Në kërkesën për oficerin e arrestuar, për të cilin do të kërkohet burg, prokuroria tregon se si dy policë po kontrollonin një makinë të rastit, kur njëri prej tyre konstatoi të riun që qëndronte i mbështetur në rrugë dhe i thirri, “o djali ndalo pak”. Klodiani vrapoi dhe kaloi në krahun tjetër të rrugës, kurse polici thërriti “ armë”. Ky paralajmërim e shtyu kolegun e tij të njoftojë sallën e të kërkojë përforcime. Njëri nga policët që ju vu pas dhe polici që po e ndiqte pretendon se në rrugica i riu i kërkonte mos ta ndiqte se do ta vriste, dëgjoi zhurmë të ngjashme me mbushjen e një pistolete. Polici thotë se Klodiano e flaku pistoletën miniblow në këtë rrugicë. Teksa policia pretendon se pistoleta miniblow u gjet shumë larg vendit ku u vra Klodian Rasha, polici që e qëlloi atë, në deklaratën e dhënë para prokurorisë pretendon se gjendej 20 deri në 25 metra larg tij. “Unë e pashë që më ngriti dorën me sendin e dyshuar si pistoletë”, thotë efektivi, tashmë i arrestuar. Efektivi pretendon se u rrëzua për tokë dhe se nga andej e qëlloi Klodianin në gjymtyrët e poshtme. “U ngrita në këmbë nga frika, teksa Klodian Rasha vraponte e qëllova sërish. Klodian Rasha u rrëzua në hyrje të rrugicës që të çon në shtëpinë e tij, ku dhe ka dhënë shpirt”. Prokuroria deklaron se pret ekspertizën e kamerave të sigurisë që do të vërtetojnë se çfarë itinerari ka ndjekur i riu dhe se çfarë ndodhi në vendin ku ai u qëllua me armë zjarri me dy plumba, njëri prej të cilëve nuk e preku kurse tjetri nga pas shpine i preku zemrën.

Top Channel/ Momenti kur shoqërohet protestuesi të Ministria e Arsimit, policia në gatishmëri
07/11 15:03
Top Channel/ “Berisha mos si qeni”, debat mes protestuesve të PD-së dhe atyre te Ministria e Arsimit
07/11 15:02
Top Channel/ Studentët kordon me banderole, refuzon PD t’i afrohet protestës së tyre
07/11 15:00
Top Channel/ Protesta e studentëve përpara Ministrisë së Arsimit, shoqërohet një person nga policia
07/11 14:44
Top News – 60 tonë kokainë në Europë. Çopjat blenë prona dhe hapën biznese në Shqipëri
07/11 14:43
Top Channel/ Protestuesi thërriti “Rama n’burg, Berisha n’burg”, demokratët e përzënë me shpulla
07/11 14:23
Top News – Përkeqësohet shëndeti i Veliajt. Vonesat në diagnozë, kryebashkiaku do të operohet
07/11 14:15
Top Channel/ Deputetët e PD-së në krye të protestës, babai i Stresit pjesëmarrës në tubim protesta
07/11 14:03
Top Channel/ Sulm kibernetik ndaj bankës franceze/ Hakerat grabisin 100 mln euro
07/11 13:59
Top Channel/ Protesta e PD-së, demokratët marshojnë nga selia blu drejt Kryeministrisë
07/11 13:53
Top News – Hashashi, biznes familjar. Shkodër, pranga dy vëllezërve, në kërkim një 24 vjeçar
07/11 13:20
Top Channel/ Zjarri në pallatin në Elbasan, momenti kur banori tenton t’i shpëtojë flakëve të mëdha
07/11 13:17
Top News – Djali dhunon prindërit në Durrës. Të moshuarit përfundojnë në spital, arrestohet autori
07/11 13:03
Top News – Helmohen fëmijët në Vlorë. Dyshime se shkak është bërë ushqimi në kopsht
07/11 12:41
Top News – 105 gjoba në një javë. Akti normativ kundër protestës ndëshkon qytetarët
07/11 12:41
Top Channel/ Prokuroria e Elbasanit sekuestron 300 tonë pluhur të rrezikshëm të Albchrome
07/11 12:39
Top Channel/ Policia, gati për protestën. Merr në mbrojtje Kryeministrinë dhe disa institucione
07/11 12:36
Top Channel/ Sot protesta kombëtare, e thirrur nga të rinjtë, e mbështetur nga Partia Demokratike
07/11 12:36
Top Channel/ Thatësira pakësoi vajin e ullirit, bie prodhimi në Finiq, fermerët pa treg
07/11 12:28
Top Channel/Elbasani me trafik! 35 mijë mjete në fundjavë, Bypassi pritet të çlirojë Korridorin VIII
07/11 12:28