Hetim, kush punoi me dosjet e UÇK/ Firmosin 18 deputetë socialistë për komisionin e posaçëm
25/11/2020 15:17

18 deputetë socialistë kanë hedhur firmat për ngritjen e një komisioni të posaçëm parlamentar i cili do të verifikojë gjithçka ka ndodhur në Shqipëri, pas miratimit të rezolutës nga KiE iniciuar nga senatori zviceran Dick Marty, ku ngrihej pretendimi se në territorin shqiptarë UCK kishte kryer trafik organesh. Shqipëria përmes institucioneve të saj publike thuhet në kërkesë, pas miratimit të kësaj rezolute ka ndërmarrë një sërë procedurash verifikuese të ngritura në raportin e sipërpërmendur. Në të tilla kushte firmëtarët e kësaj kërkese kërkojnë ngritjen e një komisioni të posaçëm të kuvendit të Shqipërisë për administrimin e dokumentacionit dhe hartimit të një raporti përmbledhës dhe informues mbi gjetjet dhe konkluzionet që kanë nxjerrë verifikimet e kryera nga institucionet përkatëse në Shqipëri mbi çështjet e raportit të Dick Martyt, nëpërmjet veprimeve apo mosveprimeve në ndihmë të ashtuquajturës veprimtari kriminale e drejtuesve të UCK-s në territorin e republikës të Shqipërisë. Top Channel ka mësuar se menjëherë pas ngritjes të këtij komisioni në seancën plenare të 3 Dhjetorit, do të kërkohet një dosje me 6 fashikujt hartuar nga Prokuroria e Përgjithshme e kaluar EULEX në Kosovë në Qershor të vitin 2014. Kjo dosje është hartuar në kuadër të procedimit penal në Hagë për të ashtuquajturin Grupi Drenicës, ku bënte pjesë Ramush Haradina, Fatmir Limaj dhe disa luftëtarë të tjerë të UCK. Në përfundim të punës Komisioni i posaçëm parlamentar duhet të paraqesë një raport e hartojë një projekt rezolutë për parlamentin.

Top News – SPAK mbyll hetimet për klanin Çopja. Sekuestrohen mbi 9 milionë pasuri, 16 të pandehur
07/11 11:08
Top Channel/ Pamje të rralla! Mjegulla e dendur “pushton” Kukësin, vështirësi në qarkullim
07/11 10:01
Top Channel/ 77 kg kanabis, pistoletë, pushkë dhe municion luftarak! Në pranga dy vëllezër
07/11 10:00
Top Channel/ Nis votimi për zgjedhjen e kryetarit të PD-së në Korçë, dy kandidatë “kokë më kokë”
07/11 09:59
Top Channel/ Dhjetëra doza kokaine gati për shitje, arrestohet 45-vjeçari në Lushnjë
07/11 09:59
Top Channel/ Durrës, një 37-vjeçar dhunon prindërit dhe i bën për spital
06/11 23:27
Top Channel/ Greqi, arrestohet vrasësi shqiptar me tre emra
06/11 23:14
Top News- Protestat nuk ndalen në Tiranë! Çfarë ndodhi në tubimin tek Kryeministria
06/11 22:33
Top News- Godet babain e nënën e moshuar pa mëshirë/ E rëndë në Durrës, pranga autorit
06/11 22:32
Top News-Shpallja ‘Non Grata’ dhe përplasjet me ambasadorin Donald Lu.Adriatik Llalla thyen heshtjen
06/11 21:46
Top News- Rishfaqet Adriatik Llalla! ‘Dosja ime ishte e paragjykuar, u dha dënim më i ashpër’
06/11 21:45
Top Channel/ Plagoset me dy plumba në bark shqiptari në Athinë, transportohet në spital
06/11 21:31
Top Channel/ E rëndë në Durrës/ Djali dhunon prindërit e moshuar, i ati transportohet drejt Traumës
06/11 21:22
Top Channel/ Rregulla të reja për monumentet, qeveria ndryshon ligjin
06/11 20:12
Top Channel/ Shtatë nxënëse në Selenicë denoncojnë mësuesin: Na ngacmoi seksualisht
06/11 19:49
Top Channel/ Kokaina në Frakull, spak kërkon konsfiskimin e 2 milionë eurove pasuri
06/11 19:46
Top Channel/ Veliaj reagon me video me AI nga paraburgimi: Më internoni në Hënë!
06/11 19:43
Top News- Vdes elektriçisti në Selenicë! Tjetër ngjarje e rëndë! 9 punonjës kanë humbur jetën
06/11 19:40
Top Channel/ Nga protesta drejt listës studentore, të rinjtë synojnë krijimin e një partie
06/11 19:32
Top News – ‘E sulmoi ariu, erdhi në banesë i gjakosur’/ Nënë e bir mohojnë akuzat
06/11 18:50