Hetim dhëndrit të Berishës/Balla akuzon për aferë korruptive me privatizimin e Kompleksit Partizani
27/10/2020 15:22

Numri dy i Partisë Socialiste, Taulant Balla kërkon që të nisë hetimi për mënyrën se si u tjetërsua Kompleksi Partizani. Balla thotë se forca e Ligjit nuk mund të vonojë hetimin e pasurive të vendosura nga korrupsioni, ndikimi i paligjshëm dhe abuzimet me pasuritë e shqiptarëve. Fillimi i hetimeve të pavarura për ish-kompleksin “Partizani”, privatizimin e tij me një vlerë qesharake sa një hyrje apartamenti 2+1 në atë zonë, ushtrimin e ndikimit të paligjshëm, shpërdorimin e detyrës së zyrtarëve të përfshirë dhe vepra të tjera penale. Sa pronarë të ligjshëm ka në Shqipëri që nuk u janë kthyer pronat e tyre, ndërkohë që Sali Berisha i dha këtë super pronë dhëndrit të tij? Balla thotë se që në vitin 2012 ka denoncuar grabitjen e kompleksit Partizani, duke përvetësuar ndërtesat dhe fushat e futbollit mu në qendër të Tiranës. Pas shtatë vitesh grabitësit hoqën maskat dhe vetëm me 35 mijë lekë familja e Sali Berishës është tashmë pronare e 1/3 e një kompleksi prej 20 milionë Eurosh. Asokohe qeveria e Sali Berishës e privatizonte kompleksin “Partizani” tek disa persona të përfaqësuar nga dhëndri i tij Jamarbër Malltezi. Balla bën shkurtimisht një përmbledhje të aferës që kërkon të hetohet. Ai thotë se në kohë rekord nga tetori i vitit 2008 deri në dhjetor të atij viti Ministria e Mbrojtjes e drejtuar nga Arben Imami, anëtar i qeverisë së vjehrrit të Malltezit, përfundoi të gjitha procedurat për kalimin e pronësisë së tokës dhe shitjen e hotelit gjigant dhe ndërtesave me 100 milionë lekë të vjetra.

Top Channel/ Rama: “Zvërneci” do të realizohet! Po studiojmë ndikimin dhe riskun në mjedis
26/09 23:16
Top Channel/ “Vezë, protestë dhe flamingo, u ndjeva si në Tiranë”, Rama nga SHBA: Kishte ardhur nga…
26/09 20:56
Top Channel/ “4 miliardë euro”, Rama nga New York-u: Zverneci e Sazani, projekt i jashtëzakonshëm
26/09 20:50
Top Channel/ “Diaspora e rëndësishme”, Rama nga New York-u: Erdhi nga Anglia për të më hedhur vezë
26/09 20:50
Top News – ‘Foli për Diellën, heshti për Kosovën’/ Mediu ‘kryqëzon’ Ramën për fjalimin në OKB
26/09 17:52
Top News – Mbledhja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare/ Berisha: Nuk kam marrë asnjë ftesë
26/09 17:35
Top News – ‘Rama do shkojë në bankën e akuzës’/ Berisha: Atje ku e ka vendin
26/09 17:35
Top News – ‘Ndërkombëtarët po njohin Ramën’, Berisha: Po mësohet e vërteta për padrinon e krimit
26/09 17:35
Top News – Berisha i uron mirëseardhjen ambasadorit: SHBA do ndihmojë në çmontimin e narkoshtetit
26/09 17:35
Top News – ‘SPAK nuk guxon ta thërrasë Ramën’, Berisha: Kam prova direkte për të
26/09 17:34
Top News – ‘Paturpësi ekstreme’ / Berisha: Sulmi i Ramës ndaj Biden për dënimin e Thaçit, i pabesë
26/09 17:00
Top News–‘Rama kërkon t’i paraqesë shqiptarët si antisemitë’/Berisha: Për të qëndruar në pushtet
26/09 16:57
Top News – ‘Rama është armik i egër i Kosovës’, Berisha: Po përhap shpifje të ulta kundër LVV
26/09 16:56
Top News-Foltoret e Ripërtëritjes në Vlorë dhe Elbasan/Berisha: Orteku i opozitës po rritet çdo ditë
26/09 16:56
Top News – ‘Vlora Hyseni po u jep reston’/Berisha: Po i kthehet bashkëpunëtorëve që e tradhtuan
26/09 16:55
Top News- Berisha kundër PS për territorialen: Ne nuk heqim bashki, shtojmë dhe 40 të tjera
25/09 23:05
Top News- Vezë drejt Ramës në New York, përgjigjet kryeministri: Asgjë s’më ndal
25/09 21:15
Top Channel/ PD çon draftin me 100 bashki, Kuvendi ‘vulos’ më 8 tetor hartën e re territoriale
25/09 20:02
Top News – Këshilltarët kërkojnë Veliajn. Diskutimet për territorialen, letër SPAK dhe burgjeve
25/09 17:24
Top Channel/ Ambasadori i Bullgarisë në Pustec, Ivajlo Kiro:E drejtë që njerëzit të protestojnë
25/09 13:54