Hekurudha Tiranë-Durrës/ Kompania italiane INC S.P.A ka fituar tenderin për rehabilitim
28/10/2020 15:24

Kompania italiane INC S.P.A është shpallur zyrtarisht fituesja e tenderit për ndërtimin e hekurudhës Tiranë – Durrës – Rinas. Referuar dokumentit zyrtar të Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim, INC një ndër kompanitë më kryesore në shtetin fqinj në fushën e infrastrukturave të mëdha ka ofruar 69.7 milionë euro për këtë investim, vlerën më të ulët teksa në tender dhanë oferta edhe dy kompani të tjera që ofruan mbi 92 mln euro. Projekti i cili është pjesë e Korridorit Mesdhetar përfshin rehabilitimin e linjës hekurudhore me gjatësi prej 34.2 km ndërmjet Tiranës dhe Durrësit, teksa parashikon njëkohësisht edhe ndërtimin e një linje të re hekurudhore prej 5 km midis Tiranës dhe Aeroportit të Rinasit. Kostoja totale e këtij investimi të miratuar që prej vitit 2016 arrin në 92.1 milionë euro, ku pjesa më e madhe rreth 36.9 milionë euro do të mbulohet nga kredia e BERZH, para që do të përdoren për të bashkëfinancuar punimet e ndërtimit, si edhe mbikëqyrjen e punimeve që lidhen me projektin. Ndërsa 35.5 milionë euro grant është parashikuar të mbulohet nga Kuadri i Investimeve të Ballkanit Perëndimor dhe pjesa tjetër prej 19.7 milionë euro do të financohet nga qeveria shqiptare. Projekti i rehabilitimit të hekurudhës Tiranë-Durrës dhe ndërtimit të zgjatimit të ri në Rinas është pjesë e Axhendës së Konektivitetit që synon lidhjen mes rajonit e më gjerë me Europën, dhe në kuadër të Nismës së Berlinit, projektet që kualifikohen mund të tërheqin grante dhe financime nga donatorët.

Top News – Çmimet e referencës në bregdet. Rinis procesi i vlerësimit, rezultati brenda prillit
30/03 16:43
Top Channel/ Gruri do kushtojë më shumë, shkak nafta dhe plehrat kimikë! Fermerët ngrenë shqetësimin
29/03 19:48
Top Channel/ Rama: Shteti do ndërhyjë për naftën, do sigurojmë edhe rezerva!
28/03 23:13
Top News – ‘Dalim me humbje’. Importuesit e naftës, kundër çmimit tavan të Bordit
27/03 16:41
Top Channel/ Ekonomia ngadalëson ritmet, INSTAT: Rritja 3.79% në 2025, niveli më i ulët…
27/03 12:10
Top Channel/ Ngadalëson ekonomia, Instat: Në 2025, ritme më të moderuara rritjeje
26/03 20:22
Top Channel/ Ulet çmimi i naftës! Bordi vendos: Jo më shumë se 203 lekë për litër
26/03 20:00
Top News- Bordi i Transparencës merr vendim, cakton çmimet e naftës e benzinës, ja sa do shiten
26/03 19:02
Top Channel/ Merret vendimi për naftën, ja sa e ul Bordi i Transparencës çmimin e hidrokarbureve
26/03 17:30
Top Channel/ “Rreziqet për ekonominë nga lufta”, Sejko: Inflacioni nën kontroll
25/03 19:35
Top News – Lufta ndryshon politikat e BSH. Nga objektivi për të ulur normën bazë, shqyrtohet rritja
25/03 17:40
Top Channel/ Shqipëria, ekonomi të qëndrueshme/ Moody’s: Ekonomia po rritet me 3.5%
14/03 15:07
Top News – Raporti i Moody’s. Vlerësimi për Shqipërinë, ekonomia e qëndrueshme
14/03 14:23
Top Channel/ Pavijoni shqiptar në Cannes renditet mes 5 më të mirëve në panairin MIPIM 2026
11/03 15:28
Top Channel/ Taskforcë për karburantet, nafta arrin 198 lekë prej Konfliktit në Lindjen e Mesme
10/03 19:35
Top Channel/ Inflacioni arrin në 2.5%, shtrenjtohen qiratë dhe ushqimet
09/03 15:23
Top Channel/ Eksportuesit kërkojnë ndihmë, kurs këmbimi fiks dhe zerim taksash
04/03 19:52
Top Channel/ Nis hetimi ndaj karburanteve, Autoriteti i Konkurrencës: Jo rritje spekulative të çmimit
04/03 19:43
Top Channel/ Lufta prek naftën në Shqipëri, ngrihet lehtë çmimi! Çfarë kërkojnë ekspertët
03/03 19:35
Top Channel/ Ulet besimi në ekonomi, ndërtimi pëson rënien më të madhe
02/03 15:14