Ishte një nga legjendat e volejbollit shqiptar, njeri pasionant dhe mit i ekipeve të Tiranës dhe Dinamos. Harun Dojaka, 84-vjeçari që e deshi sportin dhe profesionin e tij deri në fund të jetës, ndërroi jetë në Izrael, vend ku jetonte prej shumë kohësh pas suksesit të madh që kishte korrur edhe përtej kufijve.