Deputeti Mylsym Murrizi e ka quajtur sukses të opozitës parlamentare hapjen e listave. Më tej ai ka shtuar se tashmë të gjithë ata që duan të hyjnë në sallën e Kuvendit do të përballen me votën e qytetarëve dhe pikërisht aty do të provojnë nëse e meritojnë apo jo. Më tej Murrizi ka bërë apel opozitës jashtëparlamentare që në gusht të mblidhen dhe të diskutojnë depolitizimin e administratës zgjedhore.